Kasami: E kemi mundësinë të zgjedhim mes të mirës dhe të keqes

06.12.2016 22:04:33

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, sonte koalicioni “Rilindje me Besë” u takua me banorët e Strugës dhe Ohrit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor.

“Derisa në të kaluarën ishim të detyruar të zgjedhin mes dy të këqijave më pak të keqen, sot ne kemi mundësi të zgjedhim mes të keqes dhe të mirës. Andaj unë jam shumë i bindur se shqiptarët tashmë e kanë të qartë se në cilën anë duhet të jenë dhe cili është shtegu i shtetit të ri e të ridefinuar, i mirëqenies ekonomike, i arsimit më të mirë, i shëndetësisë cilësore dhe i mjedisit të shëndoshë jetësor”, deklaroi mes tjerash kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Në këtë tubim të pranishmëve ju drejtuan edhe Zeqirija Ibrahimi, Skender Rexhepi, Rijad Abduramani dhe Bleta Ziba.