Kasper Schmeichel drejt largimit nga Leicester City

11.02.2019 15:33:35

Portieri i Leicester City-t, Kasper Schmeichel, mund të largohet nga “Dhelprat” në fundin e këtij sezoni. Lajmi është konfirmuar nga i ati i tij, legjenda Peter Schmeichel, i cili, i pyetur lidhur me këtë fakt, ka deklaruar se çdo lojtar kërkon që ta sfidojë veten në ekipe të ndryshme.

Ish-portieri legjendar i Danimarkës ka dhënë edhe një indicie rreth destinacionit të 32-vjeçarit, duke shtuar se nuk beson se Kasper do të largohet nga Anglia, pasi i pëlqen shumë futbolli në Ishull.

Kasper Schmeichel nuk po kalon një periudhë të mirë nën drejtimin e Claude Puel, ndërkohë që danezi është ndër të paktët emra që kanë mbetur ende në “King Power Stadium”, protagonistë në fitimin historik të titullit në vitin 2016.