Kastrati: Burrnia nuk shitet me pare, as shteti nuk bëhet me pallavra!

27.08.2016 20:52:14

Një postim në facebook, publicisti Rexhep Kastrati u është drejtuar me një mesazh atyre që po manipulojnë me ndjenjat e shqiptarëve për interesa të atyre që kanë frikë nga zbardhja e të vërtetave për krimet ndaj vetë shqiptarëve, që e kanë kthyer patriotizmin në biznes që u sjell përfitime materiale dhe të tjera. Në këtë postim, ai bën të qartë se shteti nuk bëhet me këngë, recitime, vjersha, por me institucione dhe me aleanca të fuqishme me shtete të tilla si SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, dhe me organizata të tilla si NATO, BE, ashtu siç ka vepruar edhe kryerugovasi, Ibrahim Rugova.

Ky është postimi i tij i plotë: 

Vetëm Serbia dhe aleatët e saj duan që shqiptarët të mbesin në nivelin e këngëve, vjershave, recitimeve plot zjarr, e jo në nivel të angazhimeve institucionale, shtetërore, diplomatike, gjeopolitike e gjeostrategjike. Rugovasi i njohur, kryerugovasi, presidenti Rugova, është njeriu i madh i Rugovës, i shqiptarëve, por edhe i përmasave globale, që dëshmoi se shteti bëhet me institucione, me aleanca të fuqishme me shtete të tilla si SHBA-të, Gjermania, Britania e madhe, dhe me organizata të tilla si NATO, BE etj. Prandaj, mos na shitni përralla, kopalla ju që njëqind herë ndërruat identitet, ju që mbushët xhepat me para të shqiptarëve duke ua prekur ndjenjat, duke ua manipuluar emocionet, dhe duke bërë pazare me interesat kombëtare shqiptare! Kosova dhe shqiptarët tashmë e kanë të qartë se ata që thirren në mbrojtje të territorit, e kanë hallin e karriges së pushtetit, e kanë hallin se si të shpëtojnë nga zbardhja e krimeve të bëra kundër shqiptarëve, e kanë hallin të mos merret vesh për dhunimet e femrave shqiptare nga shqipfolësit. Por në fakt shqiptarët i dijnë të gjitha, sepse e vogël është Kosova, dhe të gjithë gati njihen ndërmjet vete. Është turp, është vepër kundërkombëtare të çirresh për të mbytur jehonën e klithmave të femrave shqiptare të dhunuara nga shqipfolës. Vetëm të paburrët bëhen argatë të dreqit dhe të birit, vetëm ata që patriotizmin e matin me sasinë parave që ua sjellin në xhepat e tyre, dhe që çdo varg, çdo fjalë, çdo notë muzikore e konvertojnë në përfitim material. Rugovasit e vërtetë nuk janë të tillë, sepse rugovasit e vërtetë janë burra që e kanë bërë vdekjen si me le, dhe me ari nuk ke mundur me i ble…