Kastrati: Istogas, Zoti ju bekoftë për kurajon dhe qytetarinë tuaj!

29.11.2017 14:11:59

Haki Rugova, sot nuk është vetëm simbol i një fitoreje ligjore përballë masakrës zgjedhore, por është simboli i fitores së LDK-së përballë synimeve të mbrapshta dhe shktërrimtare për të dhe për vendin!

Duke synuar që nëpërmjet masakrës zgjedhore të pushtojnë simbolin e LDK-së – Istogun, në fakt, u synua që të rrënohej tërësisht simboli i saj si forca politike që nisi dhe udhëhoqi procesin liri, pavarësi, demokraci dhe pa të cilën Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur dhe nuk do të kishte aleatë!

Dhe për këtë u zgjodh një figurë biznesi, që është përfolur për biznes prostitucioni, ku thuhet se ka të punësuar edhe vajzën e tij, e që është figura më përfaqësuese e prostituimit politik kundër interesave shtetërore dhe kombëtare.
Prandaj, mbështetja për Haki Rugovën që duhet të jetë e plotë dhe fuqishme, është mbështetje për dinjitetin qytetar që u përdhos duke u manipuluar me emra të gjallësh dhe të vdekurish, është mbështetje për ligjshmërinë, është mbështetje për interesat e komunitetit, të komunave, të vendit!

Istogas të njohur për burrërinë dhe trimërinë tuaj, për besën dhe për kontributin tuaj për vendin dhe për kombin, ju që refuzuat masakrën zgjedhore, është në dorën tuaj që të mbroni komunën tuaj, që të mbroni vendin tuaj!

Vota për Haki Rugovën, nuk është votë thjesht për ta rikonfirmuar atë kryetar komune, por më shumë se kaq, është votë për të penguar dhe ndëshkuar maskrën zgjedhore, prostituimin e interesave tuaja dhe të vendit!

Zoti ju ndihmoftë dhe ju bekoftë, siç do të thoshte Presidenti Rugova!