Kastrati – vrasësve të gazetarëve, urdhërdhënësve, organizatorëve dhe tradhtarëve: hija e vdekjes dhe makthi do ju ndjekin!

23.08.2016 21:46:50

Në një postim në facebook, shkrimtari,gazetari dhe publicisti, Rexhep Kastrati, u është drejtuar me një mesazh vrasësve, urdhërdhënësve, organizatorëve të vrasjeve të gazetarëve dhe atyre që i kishin tradhtuar dhe i kishin çuar gazetarët drejt vdekjes, se këto vrasje nuk harrohen.

Ai, po ashtu, ua ka kujtuar se hija e vdekjes dhe makthi do t’i ndjekë ata që vranë, që urdhëruan, që organizuan dhe që tradhtuan gazetarët.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Vranë Ali Ukajn – kujtojnë se harrohet.
Vranë Afrim Maliqin – kujtojnë se harrohet.
Vranë Enver Malokun – kujtojnë se harrohet.
Vranë Shefki Popovën – kujtojnë se harrohet.
Vranë Xhemail Mustafën – kujtojnë se harrohet.
Vranë Bekim Kastratin – kujtojnë se harrohet.
Vranë Bardhyl Ajetin – kujtojnë se Harrohet.
Vranë një pjesë të atyre që i kanë vrarë këta – kujtojnë se kanë humbur gjurmët.
Hija e vdekjes dhe e vrasjeve do t’ju ndjekë dhe makthet nuk do t’ju lënë të qetë juve që keni vrarë, juve që keni dhënë urdhër për të vrarë, juve që keni organizuar vrasjet dhe juve që keni bërë pazar për të tradhtuar shokët tuaj dhe për t’i çuar drejt vdekjes!”bashkë