Kasumi beson se nuk është larg nga vendi i ngjarjes as trupi i pajetë i policit të dytë

03.05.2018 20:12:58

Zhytësi i njohur Ismajl Kasumi, ka folur rreth gjetjes së trupit të pajetë të policit, Malsor Dashi.

Ai tha se ishte i pari që e pa së bashku me vajzën e tij dhe me imamin e xhamisë së Kaçanikut.

“Në atë moment që kam pa Trerën tu vrapu, e kam ditë që ka diçka, unë me hoxhën kemi shku bashkarisht dhe e kemi pa dhe momenti i parë që ka qenë e kam lyp një batanije për mos mu trazu ajo popullatë që ishte jashtë”, tha Kasumi.

Ai foli edhe për të gjithë aksionin e sotëm ku falënderoi të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në gjetjen e trupit të pajetë ë policit Malsor Dashi.

“Dua të i falënderoj të gjithë vullnetarët të cilët u angazhuan sot në aksionin për gjetjen e trupit të pajetë të policit, imamin e xhamisë së Kaçanikut, nxënësit e mijë, njësinë speciale që na ndihmoi shumë, ne startuam nga vendi ku ka ndodhë rasti, ku i kontrolluam të gjithë vendet e dyshimta, sidomos ato urat ku ka qenë të mbyllura dhe të zëna, dhe më në fund arritëm të gjejmë njërin nga trupin e pajetë, Ishte një punë profesionale nga të gjithë ata që kanë qenë të kyçur në këtë rast, në rrjedhat e këtij lumi”, tha Kasumi.

Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës dyshohet se janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.