Katari, vendi i emigrantëve

15.02.2017 12:20:56

Popullsia në Katar, përbëhet me 87 për qind nga emigrantët e huaj, kryesisht nga myslimanët e Azisë jugore të cilët vijnë në vend për të punuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Arabia Saudite është fqinji i vetëm me kufi tokësor me Katarin, ndërsa vendet e tjera që e rrethojnë janë Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Irani.

Katari, krahas sipërfaqes territoriale prej 11 mijë e 521 kilometra katrorë, ka edhe një bregdet prej 563 kilometra.

Kryeqyteti është Doha, ndërsa popullsia është afërsisht 2.2 milionë banorë nga të cilët vetëm 13 për qind janë arabë vendas.

Teksa në vend gjuha zyrtare është arabishtja, gjerësisht përdoret edhe anglishtja si gjuhë e huaj. Për nga religjioni, 85 për qind janë sunitë e 15 për qind nga shiitë.

Katari i cili u pushtua nga Britania e Madhe menjëherë pas Luftës së Parë Botërore. Vendi fitoi pavarësinë në vitin 1971. Në krye të vendit i cili qeveriset me monarki absolute, që nga viti 2013 ndodhet emiri Temim bin Hamad Al Sani, ndërsa detyrën e kryeministrit e kryen Abdullah bin Nasir Al Sani.

Partnerë kryesorë të tregtisë Katari ka Japoninë, Korenë e Jugut, SHBA-të dhe Kinën. Eksporton kryesisht produkte dhe nënprodukte të naftës, produkte plastike, të aluminit dhe nënproduktet e tij, ndërsa importon makineri, pajisje elektronike dhe elektrike.