Katër gjermane të ISIS-it mund të dënohen me vdekje

22.07.2017 18:34:54

Katër gjermane, në mesin e të cilave është edhe një vajzë 16-vjeçare, që i ishin bashkuar më parë Shtetit Islamik, janë duke u mbajtur të burgosura në Irak dhe u është ofruar ndihmë konsullore, njoftoi revista “Der Spiegel”.

Gazeta raporton se diplomatët i kanë vizituar katër gratë në burgun e aeroportit të Bagdadit, të cilët kanë deklaruar se ato ndjehen mirë, duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ato janë të vendosura.

Sipas revistës gjermane, ato mund të përballen me dënim me vdekje në Irak, pasi i përkasin grupit militant terrorist.