Katër qeveritë e shkarkuara të Kosovës!

21.07.2019 00:50:59
Enver Zhinipotoku

Kosova në periudhën e pas pavarësisë, pati katër qeveri dhe tre Kryeministra: Hashim Thaçin dy mandate, Isa Mustafën një herë dhe tani, deri dje Ramush Haradinajn.Asnjëra prej tyre nuk e qoi deri në fund mandatin pa e shkarkuar vetën, ose pa dhënë dorëheqje, madje qeverinë Mustafa e shkarkuan partnerët e koalicionit, sepse ua kishte mbyllur çepat e hajnisë.Bile, Presidenti Thaçi në një intervistë krenohej se kë do mund ta rrëzojë, madje vetën thoshte e kam rrëzuar dy herë!!!.
Pamundësia për të vazhduar punën deri në kryerjen e mandatit deri në fund, flet për paaftësi, apo pabesi të njërit partner, apo tjetrit në formimin e shtetit tonë?!
Dy emërues të përbashkët i karakterizojnë këto katër qeveri për këto njëmbëdhjetë vite e gjysëm: paaftësitë e tyre për ta udhëhequr suksesshëm Kosovën dhe aferat e tyre të shumta të zhytura në korrupsion e nepotizëm dhe së dyti dorëheqja, tërheqja dhe shkarkimi i të gjithave pa e mbaruar mandatin!
Është interesant se mandatin e secilës qeveri e shkurtuan ose aferat dhe mosfunksionaliteti i tyre, ose mosbesimi i partnerëve ndaj atyre që u kishte besuar mandatin.
Kjo që u dorëhoq dje pati jetën më të shkurtër prej të gjithave, sepse e udhëhoqi Kosovën 22 muaj, pra jo dy vjet të plota.
A do të nxjerrin ndonjë mësim prej mosfunksionimit dhe shkarkimit të tyre, qeveritarët që do të vijnë, do të shohim.Mësim është ai që merret prej tjetrit, pa sharruar vet në hendek.