Katër rastet e reja me COVID-19 në Podujevë, kontakte të gjinekologut që...

Katër rastet e reja me COVID-19 në Podujevë, kontakte të gjinekologut që u infektua 5 ditë më parë

20.04.2020 22:17:13

Nga Komuna e Podujevës sonte janë regjistruar edhe katër raste të reja pozitiv me COVID-19.

Epidemiologia Bedrie Rama për RTV Dukagjinin thotë se sot në Podujevë janë testuar 15 persona.

“Personat e testuar janë familjarë te personit që kishte dalë pesë ditë më parë pozitiv me COVID-19 dhe staf mjekësorë. Dy nga të infektuarit e sotëm janë familjarë të personit në fjalë ndërsa dy të tjerë janë personel shëndetësorë që po ashtu janë raste kontakti të atij personi”.

Epidemiologia thotë se njëra nga dy personat e infektuar  nga Podujeva ka qenë paciente e gjinekologut të infektuar pesë ditë më parë.

Rama thotë se mund të ketë raste të reja kontakti të katër personave që kanë rezultuar pozitiv sot.

Podujeva numëron gjithsejtë 9 të infektuar me COVID-19, ku njëri nga ta tashmë ka ndërruar jetë ndërsa tre të tjerë janë shëruar plotësisht