Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24-orëve në Kosovë

28.07.2020 12:28:14

Katër persona janë arrestuar gjatë 24-orëve të fundit në Republikën e Kosovës, për dhunë në familje.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

Rastet kanë ndodhur në Gllogoc, Gjilan, Prizren e në Malishevë.

Detaje nga raporti i policisë:

Gllogoc  27.07.2020-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte  e kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Gjilan, 27.07.2020 – 00:30.  Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili kishte sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 27.07.2020-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me fëmijën e saj është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Banjë, Malishevë 27.07.2020-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ka qenë duke bashkëjetuar me të dyshuarin mashkull  kosovar i cili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj saj, si pasojë e dhunës ajo ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.