Katër të lënduar nga një përleshje në Prizren

27.09.2016 15:01:48

Pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike në mes vete në fshatin “Dedaj” të Prizrenit.

Sipas policisë, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe u është ofruar ndihma mjekësore.

Te njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.