Katër të vdekur në aksidentin Prishtinë – Ferizaj

03.09.2016 09:24:17

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht te fshati Llugaxhi, në të cilin ka edhe të vdekur.

Sipas policisë, nga stacioni policor në Lipjan, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture me targa të huaja.

“Po aksidenti ka ndodh në magjistrale, te fshati Llugaxhi, ekipet policore tashmë janë në teren si dhe vetura e ambulancës”, kanë thënë nga ky stacion.

Sipas burimeve të Indeksonline, nga aksidenti kanë mbetur të vdekur katër persona, derisa në vendin e ngjarjes ekipet po mundohen që të nxjerrin viktimat nga vetura.

aksidenti