KEDS sanoi të gjitha prishjet e shkaktuara nga moti ekstrem

11.01.2017 12:32:26
KEDS ka arritur të sanojë të gjitha prishjet që ishin shkaktuar nga moti i keq që ka mbretëruar këto ditë në Kosovë dhe me këtë rast dëshiron të falënderoje të gjithë ata që kontribuan për të kaluar këtë gjendje, si punëtorët e palodhshëm të KEDS-it të cilët punuan ditë e natë, por edhe qytetarët që u dolën në ndihmë punëtorëve tanë.

Duke pasur parasysh që moti i keq po vazhdon, dhe jemi duke shënuar nivelin më të lartë të konsumit të energjisë elektrike që ka pasur Kosova ndonjëherë, ne po e bëjmë të pamundurën për të siguruar energji për të mbuluar këtë konsum.Për momentin konsumi sillet rreth 1262 MË ndërkohë që prodhimi nga KEK është rreeth 656, apop vetëm 52 përqind të konsumit. KEDS/KESCO për momentin është duke importuar rreth 415 MË të cilin ka mundur ta gjejë nga importi. Por duke pasur parasysh motin e keq që po mbretëron në rajon dhe Evropë, edhe vendet të tjera po shënojnë mungesë të energjisë gjë që e bën të vështirë edhe importin.

Ne edhe një herë duke falënderuar qytetarët për mirëkuptim u bëjmë thirrje që të shpenzojnë energjinë elektrike në mënyrë të përgjegjshme dhe të shfrytëzojnë metoda alternative për ngrohje kur kanë mundësi.

Fatkeqsisht Kosova nuk prodhon energji të mjaftueshme për nevojat vendore dhe ne jemi të varur nga importi. Ne po bëjmë të pamundurën për të mbuluar këtë zbrazëti por e theksojmë edhe një herë se jemi të varur nga importi për shkak të mos prodhimit të mjaftueshëm.

Edhe njëherë u jemi falenederues gjithë atyre qytetarëve që I përgjigjen thirrjeve tona për të qenë të kujdesshëm në shfrytëzimin e energjisë elektrike sepse kjo do të mundësojë që të kenë energji ata të cilët me të vërtetë kanë nevojë.