KEDS: S’kemi ndikim në çmimin e energjisë, protesta në adresë të gabuar

18.12.2017 15:01:56

KEDS, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur që kjo kompani nuk ka asnjë ndikim ose autoritet në përcaktimin e cmimeve të energjisë elektrike.

Në këtë komunikatë thuhet se KEDS asnjëherë nuk ka njoftuar se ose deklaruar se do të ketë rritje të cmimit, pasi që as lirimi e as ngritja e cmimit nuk është në kompetencë të kësaj kompanie.

“Jemi të habitur që njerëzit që po thirrin për protestë ende e drejtojnë këtë protestë gabimisht ndaj nesh, duke vënë kështu në pikëpyetje motivin e vërtetë të saj.” Thuhet më tej në komunikatën e KEDS.

“Dëshirojmë ta informojmë publikun se KEDS është vetëm një nga akterët e zinxhirit të energjisë në Kosovë, me detyrimin dhe përgjegjësinë e qartë për shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike.” Shkruhet në reagimin e KEDS.