KEDS: Të gjitha vendvotimet në Drenas kanë energji elektrike

04.12.2016 18:51:40

Ka reaguar KEDS, pas raportimeve të shumta për mungesë të energjisë elektrike në disa vende të Drenasit, ai thotë se në të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit ka energji elektrike.

Sipas reagimit, zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, thotë se ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe duke u përkujdesur që furnizimi të jetë pa ndërprerje.

Kujtojmë se pak më parë është raportuar se fshati Çikatovë e Re, Gradiva dhe Dobroshevci ishin pa ndriçim.

“KEDS njofton se të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit kanë energji elektrike. Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe duke u përkujdesur maksimalisht që furnizimi të jetë pa ndërprerje. Janë ndalur disa trafo për shkak të mbingarkesave, në mënyrë që të mos afektohet procesi zgjedhor dhe të mos vije deri tek rënia e largpërçuesve”, thuhet në reagim.