Keidi Bare ikën nga Atletico Madrid

31.08.2018 22:15:22

Keidi Bare largohet nga Atletico Madridi. Mesfushori shqiptar, i cili është rritur në akademinë e “Los Colchoneros” është transferuar tek Club Atlético Malagueño (filial i Malagas), në Segunda Divizion B.

Bare ka debutuar me ekipin e parë të Atleticos nën urdhrat e Simeones në janar të 2017-ës, në Kupën e Mbretit kundër UD Las Palmas në “Vicente Calderon”.

Atletico i uron shumë fat futbollistit në këtë eksperiencë të re me Atlético Malagueño.