KEK-u i pakënaqur me OSHP-në, pritet t’i drejtohet gjykatave

21.07.2016 09:33:07

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer në rivlerësim procedurën tenderuese të Korporatës Energjetike të Kosovës për “Furnizim me autocisternë për ujë“, me arsyetimin se ka pasur shkelje të kritereve të kontratës, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas vendimit të OSHP-së, të publikuar të hënën, ky aktivitet i prokurimit është kthyer në rivlerësim pas ankesës që ka bërë operatori ekonomik “Grami & Ripten Engineering“.

Aty thuhet se operatori ekonomik i eliminuar nga tenderi kishte ofertën mbi 8 mijë euro më të lirë se operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë nga komisioni vlerësues i autoritetit kontraktues.