Keli, shqiptari që ‘mbyti’ Italinë me drogë dhe lidhja me ‘Eskobarin’

05.01.2017 19:11:24

Tre anëtarë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Vlora dhe Durrësi në drejtim të Italisë, dhe që drejtohej nga një person që thirrej “Keli” janë dënuar me tre vite burg, nga gjykata e Tiranës.

Nuk dihet me saktësi, nëse ky grup kriminal drejtohej nga Klemend Balili ose jo, por në dokumentacionin që disponon “Shqiptarja.com” nënvizohet se “…shtetasi Gëzim Kallbaqi bashkëpunonte dhe me shtetas të tjerë në kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm dhe konkretisht me shtetasin të cilit i thërrasin “Keli”, i cili dyshohej të ishte personi i cili dispononte mjetet financiare dhe gjente tregun për shitjen e lëndës narkotike në Itali…”.

Për këtë rast Prokuroria e Krimeve të Rënda, është duke kryer hetime në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Barit në Itali, pasi disa anëtarë të këtij grupi kriminal, Ermion Xheka, Orgest Verbofshi Lulzim Murataj, Xhovalin Saraçi si dhe shtetasin italian Raffaele Miçio janë arrestuar një herë në 2011 me 310 kg drogë që e sillnin në Itali nga Shqipëria.

Ndërkohë në 27 dhjetor të 2016, gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 1 vit burg tre personat Bledar Murati, Xhovani Saraçi, Donald Qosja Shandro për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.Nga të dhënat e mbledhura nga drejtoria Kundër-Narkotikëve dhe Trafiqeve kishte informacione mbi një grup kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, ku fillimisht disponohej informacion se pjesëtarë të këtij grupi ishin shtetasit:Gëzim Kallbaqi, një shtetas i identifikuar me emrin “Keli” dhe Orgest Verbofshi.Nga studimi i materialeve të referimit rezultonte se një shtetas i cili thërritej Gëzim Kallbaqi dispononte lëndë narkotike të llojit kanabis-sativa në sasi të mëdha që variojnw nga 100-200 kg.

Lëndën narkotike e merrnin nga zona e jugut dhe e depozitonin në një banese në qytetin e Durrësit. Shtetasi Gëzim Kallbaqi së bashku me dy shtetas, të ulët i thërrasin Orgest Verbofshi dhe Odise Verbofshi dyshohet se kishin grumbulluar një sasi, lënde narkotike deri në 200 kg dhe ishin duke kërkuar me insistim persona të cilët mund të bënin për llogari të tyre, transportin për në Itali.

Shtetasi Gezim Kallbaqi bashkëpunonte dhe me shtetas të tjerë në kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm dhe konkretisht me shtetasin të cilit i thërrasin “Keli”, i cili dyshohej të ishte personi i cili dispononte mjetet financiare dhe gjente tregun për shitjen e lëndës narkotike në Itali.

Ndodhur në këto kushte, nga ana e organit procedues janë dhënë autorizimet përkatëse për lejimin e përgjimit në vende publike, vëzhgimin dhe përdorimin e punonjësve të policisë nën mbulim. Gjatë ndjekjes së dinamikës së veprimeve të këtij procedimi penal janë kryer veprime hetimore mbi përgjimin e komunikimeve të bërë nëpërmjet numrave të telefonisë celulare nga këta shtetas si dhe janë hartuar raporte shërbimi mbi evidentimin e veprimeve dhe takimeve të ndryshme që këta shtetas kanë bërë midis tyre por dhe me shtetas të tjerë.Kështu, sipas raportit të shërbimit të datës 4 tetor 2013 mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale N.N rezulton se rreth orës 14:30, në rrugën “29 Nëntori” është konstatuar automjeti me targa AA 900 GJ.Gjithashtu, në një lokal te pika e karburant “Alpet” në këtë rrugë janë konstatuar i pandehuri Donald Shandro, së bashku me një shtetas i cili ishte i moshës rreth 30 -35 vjeç, i veshur me bluzë me mëngë të shkurtra me ngjyrë jeshile të errët dhe një stampë në pjesën e përparme të bluzës me ngjyrë të kuqe, xhinse me ngjyrë të zezë dhe flokë të shkurtra të zeza.

Me ta ishte dhe një shtetas tjetër i moshës rreth 40 vjeç, i veshur me një bluzë sportive me mëngë të gjata me ngjyrë blu, xhinse me ngjyrë blu dhe flokë të shkurtra të zeza. Të tre personat rreth orës 14:50 me automjetin me targa AA 900 GJ kanë shkuar tek sheshi “Shqiponja” dhe po prisnin aty. Sipas transkripteve të bisedave të datës 4 tetor 2013 rezulton se në orën 15:11:56 i pandehuri Bledar Murati me numrin e telefonit 069671XXX, i telefonon shtetasit Arben Mullolli në numrin e telefonit 0698294XXX duke i thënë se:“…Hë Ben, aty ku shesin këto gomat, këtu jemi ne, këtu jena tek dogana ku shesin goma, takohena aty…”, ndërsa Arben i përgjigjet se:“…Haa Hajt…”.Gjithashtu, sipas raportit të shërbimit të datës 04.10.2013 rezulton se poshtë sheshit “Shqiponja” përballë një vendi ku shiten goma automjetesh, rreth orës 15:40 ka ardhur një kamionçinë me ngjyrë të bardhë, me targa AA815HF ku në drejtim të këtij mjeti ishte shtetasi Arben Mullolli, i cili zbret nga kamionçina dhe takohet me të pandehurin Donald Shando dhe dy persona të tjerë që ishin me të. Shtetasi, i cili ishte i moshës rreth 40 vjeç rreth i veshur me një bluzë sportive me mëngë të gjata me ngjyrë blu, xhinse me ngjyrë blu dhe flokë të shkurtra të zeza u nda nga të tjerët dhe hipi në drejtim të mjetit kamionçinë me targa AA 815 HF dhe vazhduan në rrugën “Dritan Hoxha” në superstradën Tiranë-Durrës.

Më pas shtetasi Alben Mullolli hipën në mjetin me targa AA900GJ në vendin e pasëm të pasagjerit, bashkë me ta ishte dhe shtetasi,i cili ishte i moshës rreth 30 -35 vjeç,i veshur me bluzë me mëngë të shkurtra me ngjyrë jeshile të errët dhe një stampë në pjesën e përparme të bluzës me ngjyrë të kuqe, xhinse me njgyrë të zezë dhe flokë të shkurtra të zeza. Të tre këta shtetas vazhduan lëvizjen në rrugën “Dritan Hoxha”, në rrugën e Durrësit, në rrugën ”Lekë Dukagjini”.Shtetasi Arben Mullolli zbret nga automjeti me targa AA9OOGJ duke vazhduar lëvizjen në këmbë në rrugën ”Lekë Dukagjini”, në rrugën ”Tefta Tashko”, në rrugën ”Fadil Rada” dhe hyn në ambientet e brendshme të një pike shumice me mbishkrimin ”Ushqimore”.Nga studimi i transkipteve të bisedave të datës 04.10.2013 rezulton se rreth orës 15:51:42 shtetasin Romeo Mataj në numrin e telefonit 0035569474XXXX i telefonon një shtetase që përdor numrin e telefonit 0698294XXX dhe ndër të tjera i thotë se “…na se të do një çikë Beni na…”.Më pas flet shtetasi Arben Mullolli duke i thënë se “…hajde se ty po të pres tani se më duhesh, mbarova punë unë…”. Romeo e pyet “…mbarove punë ti…?” dhe Arbeni e aprovon “…hee e”.

Ndërkohë Romeo i thotë “…bravo…”. Më pas Arbeni i thotë ”…më duhesh tani ti, tani të më japësh ca lekë…”.Gjithashtu, nga studimi i transkipteve të bisedave të datës 4 tetor 2013 rezulton se rreth orës 18:09:14 i pandehuri Bledar Murati me numrin e telefonit 0696711XXX i telefonon një shtetasi që disponon numrin e telefonit 0694821XXX dhe ky i fundit i përgjigjet “…Hë Bledo» Bledi e pyet se “…ku je?, është ky shoku im këtu prandaj, do me të taku”.Shtetasi i cili disponon numrin e telefonit 0694821XXX i thotë se “…ja prit se do vij unë”. Po ashtu, nga studimi i transkipteve te bisedave të datës 04.10.2013 rezulton se rreth orës 18:21:53 i pandehuri Bledar Murati me numrin e telefonit 0696711XXX, i telefonon të pandehurit Xhovan Saraçi në numrin e telefonit 0698218xxx dhe pasi përshëndeten Xhovani e pyet “…mbarove punë?”.

Bledari i thotë se “deri diku po, jo mo isha me atë me atë, ngaqë mbarova thashë të hanim ndonjë gjë, hë tha merre dhe atë shokun tënd tha edhe… ti rashë”.I pandehuri Xhovan Saraçi më pas i thotë se arsyeja që nuk flet dot është se ka të nesërmen, ka të dyzetat për një rast vdekje që ka pasur Xhovani. Më pas Xhovani e pyet “…po mirë puna der tani ë?”, ndërsa Bledi i përgjigjet “po mir unë thashë se do vijshe vetë të folshim njëçikë o burr”. Xhovani e sqaron se nuk ka mundësi të dalë se ka një rast vdekje, ndaj dhe e ka të pamundur të shkëputet prej andej. Më pas Xhovani e pyet sërish “tek Desperado, akoma me atë je?” por Bled i përgjigjet ” Jo jo ka ikur”. Xhovani vazhdon ta pyesë “Nesër do takohesh me Benin”?, kurse Bledi i përgjigjet se “Them se po o or burrë”.Ndërkohë më 4 tetor 2013,pas konstatimit të një mjetit “Suzuki” me targa TR 5917 F i parkuar përballë një pallati tek ish- stacioni pyjor,u konstatua dhe shtetasi Arben Mullolli që zbriti nga autobuzi Kombinat-Kinostudio, po ecte në drejtim të banesës.Në momentin që shtetasi Arben Mullolli u afrua pranë mjetit të tij ”Suzuki” me targa TR5917F nga e tyre është bërë kapja në flagrancë e këtij shtetasi dhe kanë ushtruar kontroll në mjet. Nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targa TR 5917 F,i tipit “Suzuki” u gjeten 40 pako në formë të çrregullt afërsisht paralelopipedi, të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe të futura në një qese plasmasi e madhe me ngjyrë të zezë, një thes me ngjyrë të bardhë dhe tre çanta të mëdha.