Kelmendi: Ligji për Demarkacionin – Mollë sherri për demokracinë dhe gjeneratat e ardhshme

18.03.2018 21:27:22

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi, ka komentuar demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Përmes një shkrimi të gjatë, ligjin për demarkacionin e ka quajtur ‘mollë sherri për demokracinë dhe gjeneratat e ardhshme’.

Kelmendi ka theksuar se marrëveshja e vitit 2015 për demarkacionin me Malin e Zi, ka nxitur konflikte të brendshme për tri vite radhazi.

Duke folur për dy raportet e komisioneve përkatëse për demarkacionin dhe marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, Kelmendi ka thënë se raporti i Bulliqit, mundë të paraqes konflikte ndërshtetërore.

“Raporti i Bulliqit është ligj i cili e lë të hapur mundësinë e konfliktit ndërshtetërorë, është ligj që hap konflikte të brendshme politike në rastin e qeverisë demokratike, është ligj që dëmton interesat e brezave të ardhshme të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Kelmendi.

“Ky ligj menjëherë bëhet konfliktuoz, që në rastin e parë të implementimit, sepse në të nuk ceken kufijtë apo ndryshimi i tyre dhe secili komision që do të implementojë në terren, duhet ta ketë të qartë se a është kufiri në Çakorr dhe Kullë, apo sipas marrëveshjes së ratifikuar në Parlament. Mos të harrojmë se komisioni malazez ka marrëveshjen e ratifikuar dhe të nënshkruar dhe jo dokumentet përcjellëse të Bulliqit”.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje

Ligi për Demarkacionin – Mollë sherri për demokracinë dhe gjeneratat e ardhshme

Të ratifikojmë ligj i cili avancon dhe fuqizon marrëdhëniet mes popujve dhe shteteve fqinje, e jo ligj i cili rehabiliton liderët politik dhe gabimet e tyre.

Njëkohësisht, të pastrohen edhe nominimet – patriot dhe tradhëtarë.

Realiteti po tregon se Qeveria Mustafa kishte të drejt.

Të dashur miq,

Marrëveshja e vitit 2015 për demarkacionin me Malin e Zi, një çështje kjo që nxiti konflikte të brendshme për trë vite rradhazi, duke protestuar në rrugë, në parlament dhe duke vënë Kosovën në faqet e para të gazetave prestigjioze botërore.

Sot kemi këtë situatë në anën e Malit të Zi. Pra, kemi një marrëveshje të nënshkruar në Vienë në vitin 2015 dhe kjo marreveshje është ratifikuar në parlamentin malazez duke e marrë fuqinë ekzekutive. Në anën tjetër kemi marrëveshjen e pa ratifikuar, raportin e Bulliqit dhe e treta, kemi dokumentin e nënshkruar në mes të presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi e cila jep mundësi për përmirësim të gabimeve të mundshme nga ana e komisionit Meha, me mundësinë e prezantimit të dokumentëve shtesë, komisionit për demarkacion kurdo që ato gjenden (konstatohen).

Të gjitha dokumentët në anën tonë në raportin e Bulliqit nuk dokumentojnë dhe nuk mundësojnë çvendosjen e kufirit në Çakorr dhe Kullë, porse, dokumenti i presidentëve, mundëson lëvizje teknike kompenzive të siperfaqeve të vogla tokësore (dhjetëra hektarë – pra jo 8 mijë hektarët) për interesa të qytetarëve që jetojnë në atë zonë. Ky dokumentë është identik sikur edhe marrëveshja që kryeministri Mustafa arriti ta bënte me kryeministrin e Malit të zi, konkretisht, që, nëse pengohet ndonjë rrugë fshati, rrugë tek burimi i ujit, ndarje e sipërfaqeve të tokës së fermerëve, e njejta të kompensohet me sipërfaqe të njejt kudo, ne çdo vend, me marrëveshje. Ky ligj që përmban marrëveshjen për demarkacion, dokumenti i presidentëve dhe raporti i Bulliqit është ligjë i cili e lë të hapur mundësinë e konfliktit ndërshtetërorë, është ligj që hap konflikte të brendshme politike në rastin e qeverisë demokratike, është ligj që dëmton interesat e brezave të ardhshme të qytetarëve tanë dhe me këtë, çdo herë ka mundësi edhe opozita e brendshme e edhe armiqët e jashtëm të ngrisin implementimin e këtij ligji që është aprovuar nga parlamenti i Kosoves, (pra si një mollë sherri në mes).

Ky ligj menjëherë bëhet konfliktuoz, që në rastin e parë të implementimit, sepse në të nuk ceken kufimjët apo ndryshimi i tyre dhe secili komision që do të implementoj në terren, duhet ta ketë të qartë se a është kufiri në Çakorr dhe Kullë, apo sipas marrëveshjes së ratifikuar në Parlament. Mos të harrojmë se komisioni malazez ka marrëveshjen e ratifikuar dhe të nënshkruar dhe jo dokumentet përcjellëse të Bulliqit.

Nisur nga ky realitet, lind edhe pyetja se; me këtë, a po dëshirohet të bartet çështja tek komisionet në nivelin e ultë ? Kjo nuk kalon tek qytetarët, meqë ata po shohin se pikat e kontrollit kufitarë janë në gjendjen e kaluar. Andaj, përse duhet tu bëhet ky obstruksion qytetarëve të Kosovës? Pse duhet tu lihet brezave të ardhshëm politik dhe qytetarëve tanë kjo mundësi e mosmarrëveshjes dhe konfliktit? Pse duhet të shpresojnë banorët e Rugovës dhe Kulles të presin pafundësisht kthimin e kufirit në Çakorr dhe Kullë.

Nga kjo konstatojmë se tani para deputetëve është një ligj konfliktuoz i cili pritet të raftifikohet, pra hapur tu tregohet qytetarëve që ishte gabim i madh politik, sjellja e opozitës së kaluar në raport me këtë marrëveshje dhe të pranohen këto gabime sepse nuk është turp. Opozita e djeshme dhe një pjesë e sotme e saj, janë bazuar në fjalë të shumta dhe kundërshtime të ekspertëve inekzistent dhe gjelozë. Pra, është më mirë që këto tu thuhen qytetarëve tani, se sa të tentohet të binden ata (qytetarët) se kemi arritur ta kthejmë kufirin në Çakorr dhe Kullë. Nuk qëndron fakti për këtë dhe është mirë të pastrohen të gjitha parashtesat dhe prapashtesat e marrëveshjes së demarkacionit, dhe ajo të jetë e pastër e jo, konfliktuoze.

Është mirë dhe e drejtë që të pastrohen edhe nominimet – patriot dhe tradhëtarë – nga qytetarët të cilët padrejtësisht janë polarizuar për interesa politike. Nuk është mirë edhe për partite politike demokratike të lejojnë këtë ligj më këso llojesh të dokumentave të cilat cënojnë funksionimin e qeverive demokratike. Ne jemi dëshmitarë se sa shume qytetarë janë grumbulluar në protesta, duke rrezikuar edhe familjet dhe pasuritë e liderëve politik demoktratik. Andaj kjo çështje mos të vazhdoj të mbetet si “mollë sherri” për të ardhmen. Pra, e ripërsëris, duhet ratifikuar ligji i cili avanson dhe fuqizon marrëdhënjet mes popujve dhe shteteve fqinje, e jo ligji i cili rehabiliton liderët politik dhe gabimet e tyre.

Ramiz Kelmendi – Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, LDK