Kelmendi: Opozita anuloi takimin në momentin e fundit, thanë se kanë agjendë të ngjeshur

31.08.2016 18:18:07

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelemdni, që i kishte ftuar deputetët në shtëpinë e tij në Kuqishtë, ka konfirmuar se ka dështuar takimi.

Ai ka thënë se në fillim ka kërkuar kryetari i Nismas, Fatmir Limaj që në takim mos të jetë presidenti Hashim Thaçi, pasi është takim i liderëve të partive, dhe ky kush i është plotësuar ka konfirmuar Kelmdendi për.

“Së pari, konfirmimin e parë për takime ka bërë z. Ramush Haradinaj. Pastaj, Veseli, Mustafa dhe Limaj. Meqenëse formati i takimit ka qenë paraparë që të jetë i liderëve politik dhe partive politike, Limaj ka kërkuar që nuk do të marr pjesë për shkak të paralajmërimit që do të marr pjesë presidenti i Kosovës”, ka thënë Kelmendi për .

Pas kërkesës së Limajt, që i ishte plotësuar, konfirmimin në takim e kishte bërë edhe kryeministri Mustafa me kryetarin e Kuvendit, Veseli.

Por ishte opozita ajo që në momentin e fundit ka anuluar takimin me arsyetimin se kanë agjend të ngjeshur.

“Kjo ka nxitur konsultime të ndryshme dhe diku ka ora 14:00 kryeministri më ka thënë që është në gjendje gatishmërie që nga mëngjesi të jetë pjesë e takimit në Rugovë me z.Veseli dhe më ka thënë që jemi dakorduar  dhe po nisemi me ardh në takim. Unë kam tentuar që ta bindi opozitën sepse u plotësua kushti se nuk do të jetë presidenti pjesë e këtij takimi, por opozita thanë që kemi tash takime dhe agjendë të ngjeshur dhe nuk mund të vijmë”, ka theksuar Kelmendi të markurën pas dite.

Ndërsa për votimin e demarkacionit nesër në Kuvend, Kelmendi ka thënë se është bashkë me qytetarët e tij Pejan dhe do të veprojë në pajtueshmëri me kërkesat e tyre.