Kemi ndarë ftesën e do ta bëjmë dasmën”/ Duka zbulon çfarë do ndodhë më 17 nëntor te stadiumi kombëtar

11.11.2019 11:55:24

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë me “Zona Gol” foli për stadiumin e ri, i testuar me një ndeshjeje të futbollist të femrave, për shitjen e emrit (Airlines Albania) dhe mënyrën sesi do të menaxhohet ky impiant.

President, dukeni sikur jeni para stadiumit të vjetër…

Kjo pamja e fasadës ia kujton të gjithë historinë, qoftë profesor Hafizit dhe të tjerëve. Projekti është arritur.

Kur vendosët që do ta ruanit fasadën?

Nuk do të merremi më me ato përrallat nga e kaluara.

E ndoqët ndeshjen Juventus-Milan?

Kam parë vetëm minutat e fundit të Juves – Milan, fatkeqësisht golin e Dybalas.

I kënaqur me ndeshjen e femrave?

E ndoqa nga fillimi deri ne fund, për të parë sesi funksiononte stadiumi. Pamë futboll të bukur, jo rastësisht e testuam me femrat, sepse futbollin e femrave e kemi prioritet.

A keni menduar ndonjëherë që ky stadium nuk do të bëhet ndonjëherë?

Shpeshherë kam menduar që do të jetë e vështirë, tani që është realizuar mund të duket e lehtë. Ka marrë shumë kohë që nga projektimi, kemi kontaktuar me shumë kopani derisa gjetëm një zgjidhje, që mendoj se ka qenë optimale.

Sa kërkesa për bileta kemi patur për ndeshjen me Francën?

Nuk kam një përgjigje fikse apo një database sesa bileta janë shitur. Di që shumë shqiptarë duan ë kenë biletë për arsyen e stadiumit, të Kombëtares së Francës. Në dijeninë time është rasti që ka më shumë kërkesa në histori.

Keni menduar ndonjëherë se nuk do ta ndërtonit në afat?

Kemi eksperiencë në ndërtimin e stadiumeve. Ajo na ka dhënë besim, pavarësisht shumëkush mendonte që nuk do t’ia arrinim. Kemi punuar edhe në Elbasan deri në ditën e fundit, shisnim biletat ndërsa montonim stolat. Duke kujtuar stadiumin e Elbasanit dhe të Shkodrës kisha besim që do ta bënim në kohë. Vënia e objektivit ishte e rëndësishme dhe realizimi na detyroi të punonim ditë e natë për ta realizuar ndeshjen e parë brenda afatit. Po punohet edhe tani, që të jemi drejt perfeksionit për ndeshjen me Francën.

Është konfirmuar ndeshja me Francën, si përfundim?

E kam thënë që para një muaji, kemi ndarë ftesën e do të bëjmë dasmën. I gjithë komuniteti i futbollit do ta shijojë më 17 nëntor, shpresoj me një rezultat pozitiv.

Ç’mund të na thoni për debatin rreth shitjes së emrit?

Në kushtet që jemi, ky stadium është ndërtuar edhe me donacion nga UEFA. Financimi i UEFA-s është 10 milionë euro + TVSH që qeveria na ka mbajtur padrejtësisht. Është një hall më i madh për ta mirëmbajtur në të njëjtën gjendje.

Është e pamundur nëse nuk komercializojmë gjërat e mundshme. Është një model që e ndjek e gjithë Europa. Edhe unë mund ta doja që të ishte një emër sportisti, por jemi të detyruar se kemi nevojë për burime financiare. E kemi të pamundur t’iu ngarkojmë klubeve koston e stadiumit, me buxhetet që kane. Duam që ky impiant të përdoret nga klubet shqiptare dhe jo të jetë një monument që të luajë vetëm Kombëtarja shqiptare.

A jemi gati për të pritur një Superkupë Europe?

Brenda 2022 në këtë stadium do të bëhet një finale e Superkupës Europiane.