Këngëtari italian do mbaj koncert bamirësie për të ndihmuar Shqipërinë : Kam punuar aty dhe kam njohur…

27.11.2019 17:58:16

Këngëtari i njohur italian, Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit Pupo, ka njoftuar se do të zhvillojë një koncert bamirësie për të ndihmuar shqiptarët e prekur nga tërmeti i fortë që shkundi vendin mëngjesin së martës.

Pupo ka shkruar në rrjetet sociale se ai ndodhet pranë popullit shqiptarë në këto momente të vështira. “Kam punuar në Shqipëri dhe kam njohur forcën, besnikërinë, bujarinë e popullit shqiptar. T’i bëjmë ta ndjejnë gjithë miqësinë e afërsinë tonë në këtë moment të tmerrshëm”, shkruan këngëtari i njohur.

Ndërkohë për “Corriere di Arezzo”, Pupo është shprehur se është i gatshëm për çdo iniciativë serioze në mbështetje të Shqipërisë. “Jam gati të zhvilloj një koncert dhe të gjitha të ardhurat të shkojnë për atë popull me të cilin jetova gjashtë muaj”, shprehet më tej këngëtari.