Këngëtari Muhamet Sejdiu konfirmon qe u diagnostikua me koronavirus

17.03.2020 23:23:41

Këngëtari kosovar konfirmon se është diagnostikuar me koronavirus.

Tashmë është zyrtare. Këngëtari Muhamet Sejdiu është një nga dy të infektuarit me koronavirus që erdhën sot nga Gjermania.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë diagnostifikuar me pandeminë që tashmë po shënon përhapje të madhe.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet këngëtari para pak çastesh në një prononcim për GazetaBlic. I pyetur se a është e vërtetë që ai veçse është i prekur nga ky virus, këngëtari u përgjigj shkurt duke thënë: “Po, është e saktë”.