Këngëtari Zyber Avdiu ofron tre banesa për familjet e prekura nga vërshimet

08.08.2016 20:09:08

Në këto momente të vështira për të gjithë të goditurit nga vërshimet që i kapluan vendbanimet e Shkupit, në sipërfaqe ka dalë bujaria dhe zemërgjerësia e personaliteteve të ndryshëm që u kanë dalë në ndihmë familjeve të prekura. Një ndër to është edhe këngëtari i mirënjohur nga Shkupi.

Zyber Avdiu përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook ka publikuar se ka në dispozicion tre banesa për familjet e prekura nga përmbytjet në rajonin e Shkupit.

“Për familjet më të rrezikuara 3 banesa i kemi në dispozicion për çdo informatë na shkruani në kutinë postare, ju lutem kjo vlen vetëm për familjet e prekura nga vërshimet”, ka shkruar ai.