Keni flokun e thatë? Me këtë maskë i thoni lamtmirë përgjithmonë

25.07.2018 16:33:36
Nuk është aspak e vështirë të bësh një maskë ideale për flokët tuaj në kushte shtëpie.

Në fakt, ju do të përdorni të njëjtët përbërës, sikurse përdorni edhe për lëkurën. Procesi i aplikimit është i ndryshëm, por përdorimi është po aq i thjeshtë.

Gjithçka që ju nevojitet për këtë maskë është 1/4 e një filxhani me vaji kokosi të ngrohtë.

Më pas, aplikojeni atë tek flokët tuaja.

Mund ta mbani përreth 1 orë ose edhe gjatë natës, nëse dëshironi.

Vetëm kini parasysh që duhet të mbështillni mirë flokët, pasi vaji i kokosit lë shumë njolla. Në varësi të faktit sesa i thatë është floku juaj, mund ta përdorni maskën 2 ose 3 herë në javë.