“Këpuca e Artë” – prin Messi, përfundon epoka e Ronaldos (Foto)

10.04.2017 12:56:58
Football Soccer - Barcelona v Real Betis - Spanish La Liga Santander - Camp Nou stadium, Barcelona, Spain - 20/08/16 Barcelona's Lionel Messi celebrates a goal against Real Betis. REUTERS/Albert Gea

Leo Messi vazhdon të jetë i pari në listën e golashënuesve më të mirë në Evropë, së bashku me Bas Dostin e Sporting Lisbonës.

Luis Suarez sezonin e kaluar shënoi 40 gola në La Liga duke rrëmbyer “Këpucën e Artë”, i cili la prapa Cristiano Ronaldon e Lionel Messin, transmeton Gazeta Express.

Por, duket se këtë edicion ky çmim do të shkojë për pesë herë fituesin e ”Topit të Artë”, Leo Messin, i cili i prin listës së golashënuesve më të mirë në Evropë.

Derisa Ronaldo renditet vetëm i 14-ti dhe duket se mosha ka bërë të veten dhe Ronaldo nuk do të arrijë më të menaxhojë që të shënojë aq shumë gola në një sezon – siç bënte vite më parë, i cili ka shkuar deri në 48 gola në La Liga, teksa këtë edicion ka vetëm 19.

Golat për Këpucën e Artë kanë koeficiente të ndryshme në top pesë ligat Evropiane, që gjithashtu numërohen edhe në bazë të vështirësisë dhe mënyrës që shënohen, përcjell Express.

Këta janë 20 golashënuesit më të mirë në Evropë:

=19. Zlatan Ibrahimovic (Manchester United) – 17 gola, 34 pikë

=19. Francisco Soares (Porto) – 17 gola, 34 pikë

=19. Diego Costa (Chelsea) – 17 gola, 34 pikë

=16. Ciro Immobile (Lazio) – 18 gola, 36 pikë

=16. Alexandre Lacazette (Lyon) – 24 gola, 36 pikë

=16. Alexis Sanchez (Arsenal) – 18 gola, 36 pikë

=14. Harry Kane (Tottenham) – 19 gola, 38 pikë

=14. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) – 19 gola, 38 pikë

=12. Mauro Icardi (Inter) – 20 gola, 40 pikë

=12. Dries Mertens (Napoli) – 20 gola, 40 pikë

11. Gonzalo Higuain (Juventus) – 21 gola, 42 pikë

10. Edinson Cavani (PSG) – 29 gola, 43.5 pikë

=8. Romelu Lukaku (Everton) – 23 gola, 46 pikë

=8. Anthony Modeste (Koln) – 23 gola, 46 pikë

=5. Luis Suarez (Barcelona) – 24 gola, 48 pikë

=5. Andrea Belotti (Torino) – 24 gola, 48 pikë

=5. Edin Dzeko (Roma) – 24 gola, 48 pikë

4. Pierre-Emerick Aubameyang (Dortmund) – 25 gola, 50 pikë

3. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 26 gola, 52 pikë

=1. Bas Dost (Sporting CP) – 27 gola, 54 pikë =1.

Lionel Messi (Barcelona) – 27 gola, 54 pikë.