Këpucët e Salah, mes faraonëve të lashtë në Muzeun Britanik

17.05.2018 18:37:42

Sezoni i pabesueshëm i Mohamed Salah te Liverpool ka bërë që këpucët e tij t’i shtohen koleksionit të famshëm egjiptian në Muzeun Britanik.

Salah ka arritur statusin e thesarit kombëtar në vendlindjen e tij pas 44 golave të shënuar gjatë sezonit të parë në Anfield.

Sulmuesi i Liverpool është shpresa e madhe e Egjiptit në Kupën e Botës këtë verë pasi fitoi Këpucën e Artë dhe çmimin Lojtari i Vitit në Premier League.

Tani impakti i tij është vlerësuar akoma edhe më shumë, me një palë këpucë adidas X17 Deadly Strike që iu shtuan koleksionit historik në muzeun britanik.

Pranë këpucëve, do të jetë një mumje 5,000-vjeçare nga varri i Nabamun dhe një skulpturë e Rameses.

Këpucët do të shfaqen për të parën herë duke filluar nga java e ardhshme, në prag të finales së Champions League të Liverpool ndaj Real Madrid.