Keqardhja për prindërit e Astritit, nuk mbulon dështimin e Tomës dhe të sektës okulte të Albinit për ta bllokuar të vërtetën për vdekjen e tij

18.11.2016 00:48:53

Nga Rexhep Kastrati

Sekta okulte e Albinit në bashkëpunim me KTV-në bënë aktin e fundit kundërnjerëzor, bënë atentatin e radhës ndaj Astrit Deharit, duke nxjerrë prindërit e tij si mburojë për të fshehur mëkatet e tyre. Por pavarësisht nga keqardhja për prindërit e Astritit, Tomë Gashi dhe sekta okulte e Albinit me asgjë nuk do të mund të pengojnë zbardhjen e plotë zyrtare të së vërtetës për vdekjen e Astritit. Përpjekja që nëpërmjet prindërve të Astritit të bëhet trysni mbi institucionet shtetërore për të mos e zbardhur të vërtetën për vdekjen e Astritit, ose për të bërë ndonjë lëshim, duhet të konsiderohet e dështuar, sepse tashmë të gjithë e kanë marr vesh nga Toma se Astriti nuk ka vdekur nga lëndimet, dhe se nuk ka pasur shenja dhunë në fytyrë. E nuk mundet edhe të ushtrojë dhunë dikush, edhe të mos ketë vdekur nga ato shenja dhune. Nuk mundet që edhe t’ia fusë dikush me dhunë Astritit shishen në gojë, edhe të mos ketë shenja dhune në fytyrë. Pra, vetëm me këto, vetë Toma ka treguar de facto se Astritin nuk e kanë vrarë. Përpjekja që duke manipuluar me prindërit e Astritit dhe për të ngjallë mëshirë në opinion, janë përpjekje që hynë në tiplogjinë e veprimeve të sektave okulte, të cilat kur dlshtojnë në një qëllim, atëherë kërkojnë mëshirë, keqardhje dhe nëpërmjet tyre të fitojnë bështetje. Dhe sekta okulte e Albinit këtë e ka praktikuar vazhdimisht dhe sidomos me faktin se vazhdimisht ka provokuar dhunë që policia të ushtrojë dhunë mbi ta dhe kështu të ngjallin mëshirën dhe keqardhjen në opinion, për të fituar mbështetjen që nuk po e fitojnë në mënyra të tjera. E edhe me ekspozimin e prindërve të Astritit, u synua e njëjta gjë, sepse ata nuk kanë më çka të shpikin për të fshehur të vërtetën për vdekjen e Astritit pas gjithë përpjekjeve të dështuara gjatë këtyre ditëve. Dhe kjo është një përpjekje e planifikuar dhe e menduar, pasi që gjatë ditës, Shpendi kishte nxjerrë në rrugë fëmijët nga shkolla, duke bërë keqpërdorimin e tyre politik. Pra, sekta okulte e Albinit duke keqpërdorur fëmijë dhe prindër kujton se ngjall mëshirë, ngjall keqardhje, dhe fiton mbështetje për qëllimet e saj kundër shtetit. Implikimi i KTV-së në gjithë këtë mesele kundërnjerëzore, e bën të qartë edhe një herë se nuk kanë qenë të rastësishme gjithë këlthitjet dhe angazhimet e saj në tensionimin e situatës dhe frymëzimin e dhunës. Mirëpo, edhe pse shqiptarët si popull janë popull human, popull i vuajtur dhe kanë dhënë shumë viktima, megjithatë nuk do të lejojnë të manipulohen nga ata që nuk respektojnë as parimet elementare të etikës njerëzore, të respektimit të të vdekurit dhe të dhimbjes për të.