Keqpërdorim i buxhetit në kontratën për trajtimin e qenve endacak

07.07.2017 11:32:49

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e Prishtinës shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, ka pasur edhe qytetarë të lënduar nga ta. Në mungesë të një strehe të caktuar, Komuna e Prishtinës, kohëve të fundit po mundohet të bëjë eliminimin e tyre nëpërmjet sterilizimit.

Për trajtimin e qeneve endacak, komuna ka edhe një kontratë me një kompani. Dyshimet janë se pagesat po bëhen paushall për trajtimin e një qeni.

Trajtimi i një qeni po paguhet paushall në vlerë prej 33 euro, ani pse komuna i ka të cekura në kontratë disa pozicione për trajtimin e tyre. P.sh. sterilizimi, sipas kontratës për një qenë kushton 9.8 euro, ndërsa kastrimi 6.8 euro, zënia me injeksion 2.3 euro, ndërsa zënia me kurth 1.7 euro, e të tjera, shkruan lajmi.net.

Auditori Gjeneral ka vërtetuar se këto çmime nuk po merren parasysh nga menaxheri i kontratës.

“Ekzekutimi i pagesave në vlerë 8,514 euro dhe 7,029 euro për trajtimin e qenve endacak, është bërë sipas çmimit prej 33 euro për një qen të trajtuar. Përkundër faktit që shuma 33 euro përbëhet prej 13 specifikave për trajtime të ndryshme, në raport pranimi nuk janë paraqitur cilat pozicione për shërbime janë realizuar për një qen, por vetëm sa njësi/qen janë trajtuar. Si rrjedhojë, operatorit i është paguar çmimi total i të gjitha shërbimeve, pavarësisht nëse janë kryer të gjitha shërbimet e kontraktuara”, thuhet në Raportin e Auditorit për Komunën e Prishtinës.

Andaj, nga kjo është shfaqur rreziku se raportet jo të plota për konfirmimin e pranimit të shërbimeve të kontraktura, rrit mundësinë e pagesave edhe për shërbimet që nuk janë pranuar.

“Kryetari duhet të siguroj që menaxherët e kontratës dhe certifikuesi i pagesave, do të sigurojnë raporte të plota lidhur me pranimin e shërbimeve, dhe vetëm pasi të jetë konfirmuar se shërbimet janë pranuar në sasinë dhe cilësinë e duhur, pagesat të certifikohen”, ka rekomanduar Auditori.

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e Prishtinës shumë herë ka paraqitur problem për qytetarët dhe në raste të caktuara, ka pasur edhe qytetarë të lënduar nga ta. Në mungesë të një strehe të caktuar, Komuna e Prishtinës, kohëve të fundit po mundohet të bëjë eliminimin e tyre nëpërmjet sterilizimit. Për trajtimin e qeneve endacak, komuna ka edhe një kontratë me një kompani. Dyshimet janë se pagesat po bëhen paushall për trajtimin e një qeni. Trajtimi i një qeni po paguhet paushall në vlerë prej 33 euro, ani pse komuna i ka të cekura në kontratë disa pozicione për trajtimin e tyre. P.sh. sterilizimi, sipas kontratës për një qenë kushton 9.8 euro, ndërsa kastrimi 6.8 euro, zënia me injeksion 2.3 euro, ndërsa zënia me kurth 1.7 euro, e të tjera, shkruan lajmi.net. Auditori Gjeneral ka vërtetuar se këto çmime nuk po merren parasysh nga menaxheri i kontratës. “Ekzekutimi i pagesave në vlerë 8,514 euro dhe 7,029 euro për trajtimin e qenve endacak, është bërë sipas çmimit prej 33 euro për një qen të trajtuar. Përkundër faktit që shuma 33 euro përbëhet prej 13 specifikave për trajtime të ndryshme, në raport pranimi nuk janë paraqitur cilat pozicione për shërbime janë realizuar për një qen, por vetëm sa njësi/qen janë trajtuar. Si rrjedhojë, operatorit i është paguar çmimi total i të gjitha shërbimeve, pavarësisht nëse janë kryer të gjitha shërbimet e kontraktuara”, thuhet në Raportin e Auditorit për Komunën e Prishtinës. Andaj, nga kjo është shfaqur rreziku se raportet jo të plota për konfirmimin e pranimit të shërbimeve të kontraktura, rrit mundësinë e pagesave edhe për shërbimet që nuk janë pranuar. “Kryetari duhet të siguroj që menaxherët e kontratës dhe certifikuesi i pagesave, do të sigurojnë raporte të plota lidhur me pranimin e shërbimeve, dhe vetëm pasi të jetë konfirmuar se shërbimet janë pranuar në sasinë dhe cilësinë e duhur, pagesat të certifikohen”, ka rekomanduar Auditori.