Keqtrajtoi vajzën dhe gruan, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

30.04.2019 10:47:50

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27.04. 2019, në Ferizaj, i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarat- bashkëshorten e tij K.B., dhe vajzën e tij K.B., me të cilën do të kryente veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., edhe në Stacionin Policor në Ferizaj, deri sa ishte duke u intervistuar nga policët hetues dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, ka kanosur me fjalë të dëmtuarat me të cilët do të kryente veprën penale “Kanosja” nga neni 185 par. 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i njëjti gjendet në ndalim që nga data 27.04.2019”, thuhet në njoftimin për media.