Kerber vuan por fiton, triumfon edhe Venus Williams

18.01.2017 17:20:12

Numri 1 në botë për femra në tenis, gjermania Angelique Kerber, ka fituar sot 2-1 ndaj patriotes së saj Carina Witthoeft (6-2, 6-7, 6-2), në ndeshjen e raundit të dytë të grand slemit të Australia Open. Një fitore e merituar e Kerber, që edhe pse toleroi disi në setin e dytë, pati epërsi dhe u kualifikua në raundin e tretë. Një biletë për më tej pret edhe tenistja serbe Jelena Jankovic, një veterane, që mundi 2-0 Julia Goerges (6-3, 6-4). Nuk zhgënjen as tenistja kanadeze Eugenie Bouchard, që mundi 2-0 (7-6, 6-2) kinezen Shuai Peng, duke treguar një formë të mirë edhe pse vuajti disi në setin e parë.

Avancon në raundin e tretë edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, që eliminoi amerikanen Samantha Crawford, duke fituar 2-0 (7-5, 6-4). Surprizë eliminimi i tenistes portorikane Monica Puig, që u bë e njohur në Lojërat Olimpike, pasi fitoi medaljen e artë. Puig u mund 2-0 nga Ashleight Barty. Në raundin e tretë avancon edhe 37-vjeçarja Venus Williams, ish-numri 1 në botë, që mundi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-2)Stefanie Voegele. Një tjetër teniste me përvojë që avancon është rusja Zvetlana Kuznetsova, që po tregon një formë të mirë. Ajo mundi 2-0 (6-2, 6-1) Jaimee Fourlis. Avancojnë edhe ruset Elina Svitolina, Anastasia Pavlyuchenkova e Anastasija Sevastova.