Kërcen në shinat e trenit për të shpëtuar të sëmurin

17.08.2016 22:39:55

Një gjest human dhe tepër i guximshëm është kryer nga një person në një stacion metroje në Londër. Personi në fjalë ka vënë jetën e tij në rrezik për të shpëtuar një 47-vjeçar, i cili kishte rënë në shinat e metrosë.

Personi i sëmurë po qëndronte në platformën e stacionit pasi nuk ndihej mirë dhe më pas është rrëzuar duke rënë në shina.

Pasagjeri është hedhur me shpejtësi për t’i ardhur në ndihmë 47-vjeçarit dhe në pak minuta ka arritur ta shpëtojë atë dhe veten e tij. Dëshmitarë që ndodheshin në vendngjarje kanë postuar foto të shumta të aktit heroik në rrjetet sociale.