Kërcënimet e Ramushit kundër administratës shtetërore shpërfaqje e mendësisë kriminale që mund të rrezikojë edhe zgjedhjet

21.05.2017 12:48:45

Nga Rexhep Kastrati

Ramush Haradinaj ka kërcënuar hapur  punonjësit e administratës shtetërore me largim nga puna, duke bërë kështu një nga veprimet më monstruoze në një fushatë zgjedhore. Të kërcënosh punonjësit me largim nga puna nëse do të vijë në pushtet, do të thotë të kërcënosh fushata të rënda, që do të mund të sjellin pasoja të rënda sociale, por edhe politike, sepse do të nxjerrë një armatë të tërë punonjësish në rrugë që gjithsesi prek thellë funksionimin e shtetit dhe të institucioneve të tij dhe cenon ekzistencën biologjike të familjeve të tëra. Masa të tilla represive në kufijtë e një fashizmi politik, e që janë paralajmërim serioz për të ardhmen e vendit, për stabilitetin e tij dhe për qytetarët, sepse këto masa prekin bazën ligjore dhe kushtetuese të funksionimit të shtetit dhe të institucioneve të tij, edhe një herë dëshmojnë se bëhet fjalë për vazhdimësinë e sundimit të të fortëve të lagjes që shtetin e konceptojnë si një mundësi për të realizuar interesa personale, për të bërë çka të duan dhe për të mos çarë kokën as për ligj e as për kushtetutë dhe a spër funksionimin demokratik të tyre dhe të shoqërisë.

Në aspektin psikologjik, kërcënimi për largimin e punonjësve të administartës shtetërore nga puna është në vazhdën e psikologjisë së tmerrit, për të cilën ka shkruar në hollësi Julia Kristeva dhe autorë të ndryshëm. Psikologjia e tmerrit, është psikologjia në të cilën kanë bazuar sundimin e tyre diktatorë të tmerrshëm, sundimtarë gjakatarë dhe që kanë përshkruar historinë totalitare të regjimeve totalitare edhe të shekullit XX. Të sundosh duke mbajtur në terror psikologjik, do të thotë të ndërtosh një shoqëri të terrorizuar, të traumatizuar dhe të frikësuar, dhe kështu të pamundësosh kundërvënien ndaj sundimit gjakatar, terrorizues dhe të shtypës, do të thotë të mbjellësh frikën te qytetarët, të bësh të heshtin dhe të mos guxojnë t’i kundërvihen regjimeve shtypëse, të mos guxojnë të mbrojnë të drejtat dhe lirinë e tyre.

Në kontekstin e fushatës zgjedhore, psikologjia e tmerrit është psikologjia e frikësimit, e përuljes, e detyrimit të qytetarëve për të mos kundërshtuar, për të mos penguar marshimin e dhunshëm në pushtet, si dhe për të instaluar një regjim të frikshëm për qytetarët dhe për vendin. Në një atmosferë të tillë, liria e votës është cenuar, është e rrezikuar dhe që paralajmëron të jetë viktima e parë në vazhdën e viktimizimit të vlerave thelbësore demokratike dhe ligjore. Kjo do të thotë se me këtë frikësim po përcillet mesazhi te qytetarët të kenë kujdes ku e çojnë votën, çdo votë që juk do të shkojë për llogari të koalicionit të krimit, do të ketë sanksione të forta, e ku largimi nga puna është vetëm një nga pasojat, e nëse bazohemi në vitet e shkuara, atëherë duhet të pritet edhe masa të forta edhe për sigurinë e jetës.

Në këtë kontekst pra në kontekstin e fushatës zgjedhore, kërcënimet e tilla duhet kuptuar edhe si një lloj paralajmërimi se spastrimi politik i administartës shtetërore nga punonjësit e saj, do të pasohet me mbushjen nga militantë të koalicionit të krimit që do të marrin pjesë në frikësimin e qytetarëve, në detyrimin e tyre për të votuar për këtë koalicion, si dhe për të frikësuar komsionerët dhe vëzhguesit e koalicionit LDK-AAK-Alternativa, dhe kështu ta kenë të padyshimtë ardhjen e dhunshme në pushtet.

Një arsye tjetër se përse po përhapet psikologjia e tmerrit, ka të bëjë edhe me frikësimin e shoqërisë për të reaguar ndaj veprimeve kundërshtetëtërore të koalicionit të krimit, e që do të prekin në theln interesat strategjike të vendit dhe të kombit. Dhe kur them këtë kam parasysh si mënyrën e  sundimit të koalicionit të krimit, ashtu edhe çështje me rëndësi strategjike për vendin dhe për kombin. Nëse gjatë viteve të drejtimit të qeverisjes së vendit nga LDK, ka pasur një keqpërdorim të lirisë edhe për angazhime anarkiste dhe të dhunshme, si dhe për luftë speciale kundër shtetit dhe institucioneve të tij, me këto kërcënime, ardhja eventuale e koalicionit të krimit në pushtet, jo që nuk lë vend për keqpërdorim të tillë të lirisë, por do të ketë kufizim të plotë të lirisë në kuptimin e kundërvënies politike, medietike dhe civile ndaj sundimit të frikshëm të një koalicioni të frikshëm dhe të dëmshëm për vendin.

Prandaj, shoqëria jonë ka një rrugë: rrugën e msolejimit të sundimit të koalicionit të krimit duke thirrur në kujtesë dhe në mendje e shpirt, frymën e refuzimit ndaj së keqes, e mbrojtjes së lirisë së shprehjes dhe të vullnetit qytetar, politik e shtetëror, e më të cilën shqiptarët kanë qenë dhe janë shumë të njohur. Këtu nuk po bëhet fjalë për orientime politiko-partiake, këtu po bëhet fjalë për liritë thelbësore të njeriut dhe të shoqërisë, për interesat e vendit dhe të kombit.