Kërcënimi Gjuriqit ndërmjet asgjësë legale dhe përpjekjeve për destabilizim të Kosovës

08.10.2016 13:38:50

Nga Rexhep Kastrati

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se “Qeveria e Serbisë, të hënën do të kërkojë mbedhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për grabitjen e pasurisë serbe dhe theyerjen e rezolutës 1244 në të cilën fillon paqja dhe stabiliteti në regjion.”. Por jo vetëm kaq: Gjuriq e sheh ligjin për “Trepçën” si një vendim për spastrimin etnik të serbëv etë Kosovës. “Vendimi i autoriteteve të Prshtinës për Trepçën është përpejkje që të kryhet spastrimi etnik i serbëve nga Kosova dhe Metohija”. Në këtë mënyrë, Gjuriq me dy fjali ka treguar se qasja e beogradit ndaj Kosovës dhe ndaj pasurisë së saj është po ajo që ka qenë vazhdimisht, pra edhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar e këndej: Kosova është Serbi dhe gjthçka në të është e Serbisë, dhe shqiptarët po bëjnë përpjekje për spastrim etnik të serbëve. Kjo do të thotë se Serbia është ende peng i së kaluarës hegjemoniste dhe shoveniste ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptaëve, dhe ende vazhdon të trillojë akuza për gjoja spastrimin etnik të serbëve nga shqiparët. Gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar, institucionet e Serbisë kishin imponuar nëpërmjet institucioneve të shtetit federal masa dhe ligje për mbrojtjen e serbëve nga gjoja seperatistët dhe secesionistët shqiptarë, edhe pse në fakt ishin vetë serbët dhe institucionet e Serbisë ata që kryenin vepra të ndryshme kundër vetë serbëve. Mjafton të përmendim vetëm rastin Martinoviq dhe rastin e prerjes së vreshtave të serbëve, që dolën se janë kryer nga vetë serbët: rasti i parë është rast i vetëdhunimit, pasi që Martinoviq ia kishte futur vetes shishen në anus, kurse vreshtat ishin prerë nga vetë serbët. Edhe një rast i vonë, i vitit 1998, është rasti kur shrëbimi sekret serb në lokalin “Panda” kishte vrarë disa djemë serbë për të akuzuar shqiptarët dhe UÇK-në. Pra, Serbia edhe pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, pas mbi 17 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, pas rreth 15 vjet të rënies së Milosheviqit dhe pas mbi 8 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, vazhdon të sillet me mendësinë e shekullit XX, e që në fakt është mendësi e shekullit XIX, është mendësi e mashtrimit, e manipulimit me historinë dhe me të vërtetën. Duhet të kujtojmë edhe shpikjen, trillimin e shpërnguljes së madhe serbe prej 300 mijë serbësh. Pra, gjithë historia e gënjeshtërt serbe është ndërtuar mbi gjoja viktimizimin e serbëve nga të tjerët, mbi dëbimin, apo siç quhet me terma të sotëm, mbi gjoja spastrimin etnik të serbëve nga i ashtuqujaturi djep i Serbisë, nga “Stara Srbija”, siç e quanin territorin e Kosovës së sotme me Rashkë e rrethinë. Rimarrja e të njëjtave “argumente” për gjoja spastrimin etnik të serbëve nga Kosova, dhe për gjoja Kosovën tokë serbe, në kontesktin socio-historik të sotëm, do të thotë të ringjallësh kacabujtë e konfliktit dhe të luftës, por do të thotë edhe përpjekje për të mabjtur gjallë një qasje tradicionale hegjemoniste, shovwniste dhe raciste ndaj shqiptarëve. Mirëpo, pavarësisht se sa gardë celzius ishte temperatura emocionale e Guriqit në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, duhet thënë se çirrjet, por edhe grimasat që mund të ketë bërë, mund të jenë në tatëpjetën e tyre, pasi që përgjigjen për këtë e ka dhënë vetë: thirrja në rezolutën 1244. Është kështu për faktin se Rezoluta 1244 ka prodhuar një realitet të ri edhe jurdiko-kushtetues, përakatësisht pronësoro-juridik: gjithë ligjet diskriminuese serbe janë shpallë të pavlefshëm, kurse me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kjo pasuri është pronë e shtetit të Kosovës. Prandaj, edhe thirrja e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk i sjell gjë të mirë. Po ashtu, edhe mënyra e votimit dhe e miratimit të rekomandimeve dhe akteve të tjera në KS të OKB-së, ia pamundëson Serbisë dhe Rusisë çdo nisiativë dhe çdo masë për anulimin e ligjit për Trepçën. Në fakt, për KS të OKB-së, sa është legale rezoluta 1244, po aq legal është edhe vendimi i GJND-së që e njeh si legjitim aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. E vetmja gjë që do të mundohet të bëjë Serbia është të teatralizojë viktimizimin e serbëve, protestat e tyre, bunkerizimi i tyre, apo edhe krijimi i kolonave për të improvizuar shpërnguljen e tyre nga Kosova. Po ashtu, do të mund të pritet që institucionet e katër komunave në veri të rezistojnë dhe të pamundësojnë zbatimin e këtij ligji në veri. Por ajo që është më shqetësuese është përpjekja e agjenturave serbe për të destablizuar Kosovën, qoftë me format e gjertanishme, qoftë edhe me ndonjë akt vrasjeje të ndonjë serbi, të ndonjë objekti fetar etj. Pra, Serbia nuk mund të bëjë asgjë në rrafshin legal as në atë vendor, as në atë ndërkombëtar, por mund të bëjë në aspektin e sigurisë dhe të destabilizimit të Kosovës. Natyrisht se qëllimi përfundimtar është që të imponojë që çështja e Trepçës të futet në axhendën e negociatave në Bruksel. Kosova duhet të ketë kujdes pikërisht në këto aspekte: të sigurisë, të sabotimeve, obstruksioneve dhe të angazhimeve të tjera për destabilizimin e saj. Mbetet të shihet sesa do të ketë sinkronizim ndrëmjet strategjisë serbe për destabilizimin e Kosovës me strategjinë e sektës okulte të Albinit dhe jo vetëm e saj, po për destabilizimin e Kosovës.