Kërcënimi i AKR-së për Haradinajn: Nëse shkarkohet ministri Sefaj, largohemi nga qeveria

02.04.2018 22:27:25
Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka reaguar ashpër pas deklaratave se partia e tij e ka pranuar largimin e Sefajt nga ministri i brendshëm.

Pacolli ka thënë se deklaratat e Zyberajt për shkarkimin e Sefajt, nuk paraqesin qëndrimin e AKR-së.

Rrahim Pacolli ka shkruar në facebook se nëse Sefaj nuk vazhdon punën si ministër, AKR do të largohet nga qeveria.

“AKR nuk ka pranuar kërkesën e Haradinajt për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Deklaratat e Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, nuk përfaqëson qëndrimin unik të Aleancës Kosova e Re. I bëjmë me dije kryeministrit Ramush Haradinaj, se nëse ministri Sefaj nuk vazhdon punën në ministri, Aleanca Kosova e Re do të largohet nga koalicioni qeverisës”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, nesër pritet vendimi përfundimtar i AKR-së për ministrin Sefaj, dhe nëse do të vazhdojë të jetë në qeverinë Haradinaj.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor