Kërcënon nga burgu se do të kryejë akte terroriste, nisin hetimet për të dënuarin

26.11.2016 15:32:17

Kërcënon nga telefoni i burgut se do të kryejë akte terroriste, nisin hetimet për të dënuarin Naim Behari.

Burime nga policia bëjnë me dije se si rezultat i monitorimit dhe punës së bërë  nga Drejtoria e Antiterrorit, më datë 25.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dënuarin Naim Behari, (Nikolas Kostandinos), burgu Fushë Krujë, për veprën penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.

Ky shtetas është i dënuar dhe vuan dënimin për vrasje dhe ka kërcënuar nga telefoni i burgut se do të  kryente akte terroriste.