Kërçovari plagos motrën e tij, me pistoletë

20.08.2016 16:00:51

17 vjeçari Q. M nga Kërçova ka shtënë me pistoletë në drejtim të motrës së tij të mitur. Arma ka qenë pronë e babait të tij dhe me leje për posedim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, e plagosura është transferuar në Spitalin kirurgjik për fëmijë në Shkup, ku është konstatuar plagë mbi gjurin e djathtë.

Policia ka ngritur padi ndaj 17 vjeçarit, kurse pistoleta e tipit ‘CZ’ është marrë për ekspertizë në MPB-në e Shkupit.