Kerim: Të gjithë të jenë të kujdesshëm, veçanërisht diplomatët e huaj në Maqedoni

21.12.2016 18:48:59

Srgjan Kerim në një intervistë për TV Sitel, vlerëson se politikanët maqedonas janë ata që duhet t’a marrin përgjegjësinë në duart e tyre dhe luftën për drejtësinë t’a dorëzojnë në institucione në vend që të rrisin tensionet.

“Mendoj se duhet të kthehemi në atë që është kyçe, e ajo është 11 dhjetori. Në këto zgjedhje dolën në votime 67% e qytetarëve të Maqedonisë, dhe ky fakt tregon diçka në vete. Pra qytetarët e Maqedonisë janë të interesuar që të dalin nga kriza disa vjetore. Ky është një fakt i pamohueshëm edhe për faktorin ndërkombëtar. Tensioni filloi për shkak se filloi të sulmohet pohimi i KSHZ-së, të cilët thanë se OBRM-PDUKM-ja i ka fituar zgjedhjet”, tha mes tjerash Srgjan Kerim.

Ai tha se Maqedonia është vend, që tashmë 25 vite po ndërton marrëdhënie të shkëlqyeshme diplomatike me të gjitha vendet. Ai porositi ambasadorët e huaj që të ndjekin punën e Maqedonisë, por jo edhe të përzihen.