Kërkesa e Serbisë për taksën u realizuar!

06.03.2020 22:59:18
Adem Bytyçi
Ata që ndihmuan, ndërmjetësuan dhe kërkuan hjekjen e taxës janë në pritje se sa do të tregohet kooperative Serbia ,në negociatatë me Kosovën për t’iu dhënë fund armiqësive shëkullore Kosovë ‐Serbi?
Nuk besoj se qështja e taxës ndaj mallrave serbe që hynë në Kosovë është zgjidhja e problemit , problemi nuk është as TAXA e as Kosova ,proplemi është Serbia!
Tek pas heqjës Taxës, Amerika do ta kuptojë cila është Serbia reale dhe historia e propogadës serbe në fushën e diplomacisë ndërkombëtare!
Historia e diplomacisë sebe e ka një të fshehur interesante ,vëtëm ajo din ta shpalose në tubimet ndërkombêtare kur janë në pyetje interesat e saja hegjemoniste ndaj kombeve tjera .
Pra ,Serbia edhe pse i ka humbur disa luftra, në tryezat e bisedimeve i ka fituar ato…
Madje që nga Kongeresi i Berilinit, Paqa e Shënstefanit, Serbia ,as një herë nuk i ka përmbushur obligimët e marrura ndërkombëtare ndaj shqiptarëve.
Serbia, edhe pse dukët t’i jetë ngushtuar  tereni i malverzimeve dhe gënjeshtrave,prap ka për të insistuar t’i injorojë marrëveshjet e paqës  me Kosovën!!!
Në proceset e ndërmjeme për arritjën e një Marrëveshje të përhershme paqeje Serbi ,Kosovë, me insistimit Amerikanë, Kosova gjendet në një pozicion  gjykoj unë të pa volitshëm  për të përfituar ate që i takon dhe e meriton në një marrëveshje të këtij niveli dhe të këtyre përmasave me Serbinë, për shkak të mos uniteti dhe përqarjës të pa nevojshme të faktorit politikë gjithë shqiptarë.
Nga ky kënd vështrim për fatin e keq , në vend që Bashkësia ndêrkombëtare të ushtrojë përsion mbi Serbin , e kërcnon Kosovën në momentet më vendimtare kur duhej të arrihej ajo Marrêveshje e paqës me Serbinë, për të cilën thotë se është shumë e interesuar BE- ja, dhe SHBA-ja…
Nëqoftëse faktori politikë gjithë shqitar nuk është i bashkuar dhe dhe në nivelin e përgjegjësisë historike në momentin e arritjës së një Marrêveshje  paqeje të përhershme Kosovë ,Serbi, me ndërmjetêsimin Amerikano-Europian, Kosova nga kjo marrëveshje do të humb aq shumë sa që askush nuk do mund ta merrte me mend!!!