Kërkesa për kryerjen e një testi psikologjik ndaj Trump

08.08.2016 16:26:10

Me dhjetëra mijëra amerikanë kanë kërkuar që kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale Donald Trump, t’i nënshtrohet një testi psikologjik.

Gazeta Indipedent, citon Karen Bass përfaqësuesen demokratike në Kongresin Amerika të ketë folur për një peticion me anë të të cilit kërkohet që Donald Trump t’i nënshtrohet një testi psikologjik pasi tek ai vihen re shenja të anomalive në personalitetin e tij. Ajo në artikullin e saj thotë se mjekë profesionistë duhet të ndërmarrin hapa për të kryer testimet psikologjike të Donald Trump kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale.

Kjo është në kohën kur deri tani peticioni që i kërkon Trump të kryejë testime mjekësore është nënshkruar nga 25 mijë amerikanë. Në këtë peticion theksohet se Trump është i rrezikshëm për Amerikën pasi ai ka anomali psikike dhe nuk mund të kontrollojë ndjenjat e tij. Për këtë është përgjegjësi e popullit amerikan të kërkojë kontrollin e  tij mjekësor.