Kërkimet për Kelmend Balilin, ministri Ylli Manjani: Disa gjëra janë sekret shtetëror, nuk i themi dot

12.12.2016 22:31:30

Ndërkohë që çështja e Kelmend Balilit ka bërë bujë të madhe në vendin tonë dhe në Greqi, shumë detaje dhe informacione rreth kësaj çështje po mbahen sekret.

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka thënë se dosja hetimore 10 mijë faqe e Balilit që erdhi nga Greqia u përkthye brenda 15 ditësh.

Në një intervistë për ‘Tonight Iva Tare’, Manjani u shpreh se Kelmend Balili nuk ka lidhje fare e LSI-në.

Çfarë problemi kishte me përkthimin e dosjes së Balilit?

Manjani: Kjo çështje nuk është e re për memorien tonë zyrtare. Jo shumë gjëra kemi mundësi ti bëjmë publike, disa janë sekret shtetëror.Jo vetëm janë sekret por nuk e di çfarë kanë brenda.Në maj kemi bërë kërkesën dhe në nëntor kemi marrë informacion nga Greqia. Është çuar menjëherë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda bën një kopje dhe na e sjellë ne për përkthimin.Nuk kam pasur vëmendje të shtuar për këtë dosje.

Ishte person i lidhur mediatikisht me LSI.

Manjani: Partitë politike nuk kanë lidhje fare me këto histori. Kam kërkuar zbatimin e ligjit. Është përkthyer në kohë rekord për 15 ditë, kemi angazhuar 15 përkthyes.Është në dorë të Prokurorisë.Kushdo që ka nisur atë lojë të poshtër, ta marrë mbrapsht. Filloi loja e përkthimeve, por nuk merrem me historira.

Keni dijeni për një operacion për arrestimin e tij?

Manjani: Jo, nga lajmet kam dëgjuar. Është në kërkim prej muajit maj.O do ti arrestojmë të gjithë ose do ti lëmë jashtë të gjithë deri sa të vinë dokumentat. Duhet të heqim mënyrën e interpretimit.

E kanë penalizuar shtetin e së drejtës?

Manjani: Secila nga pak ndikon tek pazëlli i mosafrimit të Shqipërisë me BE.