Kërkohej në Norvegji për trafik droge, kapet në Morinë kosovari

06.06.2018 12:31:47

Një shtetas nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin norvegjez.

“Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Istref Tahirukaj, 49 vjeç, banues në Deçan, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Norvegjeze”, njofton policia.

Mësohet se Gjykata e Borgating Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03, më datë 12.12.2003, e ka dënuar atë me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.