Kërkohet paraburgim 30 ditësh për Milaim Zekën

17.10.2017 15:52:25

Prokurori Afrim Shefkiu kërkoi sot masën e paraburgimit për deputetin Milaim Zeka.

Në gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e caktimit të masës së sigurisë ndaj deputetit Milaim Zeka.

Prokurori Afrim Shefkiu në këtë seancë kërkoi masën e paraburgimit për deputetin që u ndalua dje.

Milaim Zeka u ndalua dje nga policia nën dyshimet për shmangie nga tatimi dhe mashtrim. Atij më pas iu caktua ndalimi policor prej 48 orësh.

Avokati i tij, Gazmend Halilaj shpreson se Zeka do të lirohet nesër pasi nuk pret që klienti i tij të dalë para gjykatës.

“Nuk mund ta konfirmojë saktësisht lirimin e tij, besoj se nuk ka me pas ndonjë propozim tjetër dhe brenda kësaj kohe të caktuar të lirohet”, ka thënë Halilaj për lajmi.net.

Sipas tij, prokurori do të nxjerrë një vendim të arsyeshëm dhe do të kërkojë që ai të lirohet menjëherë.

Zeka u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale pasi po dyshohet për përfshirjen në veprën ‘mashtrim dhe ike nga tatimi’.

Çështja e mashtrimit me viza u raportua në media javë më parë, mirëpo Zeka i mohoi të gjitha akuzat duke i quajtur shpifje.