Kërkohet paraburgim për veprën penale mbajtje të paautorizuar të armëve

14.06.2019 19:53:25

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti i krimeve të rënda, sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj kundër të pandehurit Sh.T.

Sipas njoftimit për media ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit me datë 13 qershor 2019, në fshatin Sllatinë, komuna Kaçanik pas një kontrolli iu është gjetur arma e markës “Ekol Special 99” me një karikator të zbrazur, si dhe një fishek kalibër 7.62 mm.

Në njoftim thuhet se gjërat e lartë cekura i pandehuri i ka poseduar pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, të cilët janë sekuestruar nga ana e policisë, me të cilën do të kryente veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).