Kërkohet pensionimi i parakohshëm për mësimdhënësit

19.01.2017 15:45:19

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Selvije Halimi ka kërkuar që të miratohet ligji për pensionim të parakohshëm të mësimdhënësve.

“Kemi shumë mësues që më vështirësi, dikush më të mëdha e dikush më të vogla ka arritur t’i mbizotërojë punës në vitet e 90-ta, e që ka ndikuar mjaft në dobësimin e tyre shëndetësor dhe ata e kanë të vështirë të pranojnë njohuri të reja në aspektin e mësimdhënies”, tha deputetja Halimi në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për gjendjen e arsimit në Kosovë.

Ajo ka folur edhe për rezultatet e testit PISA, ku ka potencuar që rezultati nuk është i nxënsve, pasi ka shumë prej tyre që kanë arritur suksese edhe në universitetet e huaja.

“PISA, është dështim i të gjithëve” u shpreh deputetja e PDK-së.