Kërkojnë fajtorët për vdekjen e djalit

30.07.2016 20:21:36

Familja Kryeziu nga fshati Xërxë e Rahovecit, po kërkon drejtësi për fajtorët që, sipas tyre, shkaktuan vdekjen e djalit, Vetonit, raporton KTV.

Vetoni, pas një muaji që kishte qëndruar në QKUK, në gjendje kome si pasojë e goditjeve që kishte marrë nga tensioni i lartë i rrymës, kishte gjetur vdekjen.

Familjarët për këtë e bëjnë përgjegjës KEDS-in dhe nga kompania po kërkojnë dëmshpërblim.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Prokuroria aktualisht është në fazën e hetimeve. KEDS-i nuk ka dashur të komentojë lidhur me rastin.