Kerkon unitet për tradhëti ? JO Hashim Thaqi !

19.03.2019 23:13:56

Nga: Fitim Bajraj

Hashim Thaqi, njeriu i katapultuar n’Konferencën e Rambujes nga sherbime të huaja (Francezë) dhe ai shqiptar i Fatos Klosit (SHISH), – Njeriu që arriti n’Konferencë pa mandat legjitim e legal, nga struktura të dyshimta, por t’mbeshtetura e t’suportuara nga Tirana zyrtare, ajo Tiranë e cila kohë më parë dogji shtetin shqiptar për pushtet, Njeriu që erdhi n’Rambuje përkrahë dhe i mbeshtetur edhe nga udhëheqësi shpirtëror i “Revolucionit të vonuar Demokratik”, dhe i LBD-së, së sajuar e konstruktuar enkas nga ish UDB-ja dhe SHISH-i për t’vetmin qellim ; defaktorizimin e shqiptarëve dhe delegjitimimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës, akademik Rexhep Qosje. Hashim Thaqi, njeriu që i luftoj Institucionet, i ndjeki, përndjeki e persekutoj titullarët, deri të Presidenti Rugova, sot kerkon unitet, dhe këtë unitet nuk e do për shtet, por për zhbërjën e tij. Hashim Thaqi, njeriu i cili n’shpirt e ka dominimin, dhunimin e diktatin err e terr, tani do unitet ? Njeriu i cili noton n’valet e përqarjës, degradimit e sterkeqjes, lyp unitet, dhe ky unitet i duhet për t’a que deri n’fund misionin e Tij të dy dekadave ; dorëzimin e pjesës vitale të Kosovës, armikut shekullor, dhe do unitet për t’bërë hisedar edhe tjerët n’këtë mision të Tij të ligë dhe anti-shqiptarë ; ndarjën dhe copëtimin e Kosovës. Jo Hashim Thaqi, LDK-ja dhe VV-ja, janë deklaruar fuqishëm kundër copëtimit të atdheut dhe dorëzimit para armikut, tanimë në sprovë janë ata me t’cilët ndertuat koalicionin e krimit e korrupsionit bashkë me armikun : PAN-i + Lista “Srpska” ! Ti dhe Koalcioni Qeverisës+SPD-ja, jeni t’mjaftueshëm përballë Serbisë, ngase edhe ashtu ; nuk e keni mendjën me i marrë asgjë Serbisë por vetëm me i dorëzue, kështu që Serbinë nuk e keni kundershtare por palë. Gati harrova : Hashim, ata që s’të ndalën, janë me Ty ! f.b Nese s’ka humbë aktualitetin : Kerkon unitet për tradhëti ? JO Hashim Thaqi ! Hashim Thaqi, njeriu i katapultuar n’Konferencën e Rambujes nga sherbime të huaja (Francezë) dhe ai shqiptar i Fatos Klosit (SHISH), – Njeriu që arriti n’Konferencë pa mandat legjitim e legal, nga struktura të dyshimta, por t’mbeshtetura e t’suportuara nga Tirana zyrtare, ajo Tiranë e cila kohë më parë dogji shtetin shqiptar për pushtet, Njeriu që erdhi n’Rambuje përkrahë dhe i mbeshtetur edhe nga udhëheqësi shpirtëror i “Revolucionit të vonuar Demokratik”, dhe i LBD-së, së sajuar e konstruktuar enkas nga ish UDB-ja dhe SHISH-i për t’vetmin qellim ; defaktorizimin e shqiptarëve dhe delegjitimimin e Institucioneve të Republikës së Kosovës, akademik Rexhep Qosje. Hashim Thaqi, njeriu që i luftoj Institucionet, i ndjeki, përndjeki e persekutoj titullarët, deri të Presidenti Rugova, sot kerkon unitet, dhe këtë unitet nuk e do për shtet, por për zhbërjën e tij. Hashim Thaqi, njeriu i cili n’shpirt e ka dominimin, dhunimin e diktatin err e terr, tani do unitet ? Njeriu i cili noton n’valet e përqarjës, degradimit e sterkeqjes, lyp unitet, dhe ky unitet i duhet për t’a que deri n’fund misionin e Tij të dy dekadave ; dorëzimin e pjesës vitale të Kosovës, armikut shekullor, dhe do unitet për t’bërë hisedar edhe tjerët n’këtë mision të Tij të ligë dhe anti-shqiptarë ; ndarjën dhe copëtimin e Kosovës. Jo Hashim Thaqi, LDK-ja dhe VV-ja, janë deklaruar fuqishëm kundër copëtimit të atdheut dhe dorëzimit para armikut, tanimë në sprovë janë ata me t’cilët ndertuat koalicionin e krimit e korrupsionit bashkë me armikun : PAN-i + Lista “Srpska” ! Ti dhe Koalcioni Qeverisës+SPD-ja, jeni t’mjaftueshëm përballë Serbisë, ngase edhe ashtu ; nuk e keni mendjën me i marrë asgjë Serbisë por vetëm me i dorëzue, kështu që Serbinë nuk e keni kundershtare por palë. Gati harrova : Hashim, ata që s’të ndalën, janë me Ty !