Kërkoni falje faqezi “veteranë”!

12.03.2019 18:49:44

Nga Sinan Kastrati

Vazhdon nga numri i djeshëm, me titull “

O 70 apo 80.000 veteranët “e Aleksandrit”, pse nuk e çliruat Kosovën?”, 11 mars 2019

“Veç kur harroj se jam pop, jam njeri i vërtetë” (popi serb)

Bisedë me Habib Zogajn, për shpati

Habib, a ke bashkpunua dhe a ke qenë i lidhur si “mishi me thua” me ish komunistët e kohës?

“Policia serbe po bënë masakra në popullsinë civile sepse nuk po ka guxim me luftua me UCK-në”? (Habib Zogaj)

Sinan Kastratin e falenderoj për shkrimin (R. Kastrati)

”Kërkojmë nga organet e shtetit qe urgjentisht te merret me këto shpifje… ”!

Pasi e lexova reagimin e kalemgjinjëve të “OVL-UÇK dega në Rahovec reagon ndaj shpifjeve të pseudogazetarit Sinan Kastrati për luftën e UÇK-së, kërkon dënime politike” e të botuar në ”Radio Kosova e lirë”, dat. 11 mars 2019, sipas të dejtës që më takon me normat ndërkombëtare për fjalën e lirë, iu dërgova reagimin por ata nuk ma botuan prandaj u detyrova ta publikoj në Profilin tim dhe në ”info.fokusi.org”.

Prita se së pakut për hirë të lexuesve, prap Habib Zogaj, do të merrte “Surlën e Tupanin”, e si telall do të “informonte” zonën e “Pashtrikut” për “Serbinë dhe shërbtorët e saj”.

Sot reagimi im do të jetë shumë i butë, pasi që ata nuk reaguan, veç do ti krehi veteranët mashtrues të Drenofcit të Zatriqit dhe të Rahovecit e me bashkëkatundarin tim, Habib Nezirin do të bëjmë llaf prej së largut, llaf pa pare.

Habib, ujku kur ka dashur ta ha ashtin, më së pari e ka ka mat …. then e ja zen, ti a e ke mat?

Habib dhe ju veteranë të rrejshëm te Drenofcit, m`shilne me boca të kallamoqit ose me lamsha, mos të iu merr frymë kërkah e urdhëroni se unë po ju pres! Tregoni: ai gjetët ata të vrarë, të zhdukur dhe ata që u tortuaruan?

Emrat i keni ju, veç tregoni emrat e ekzekutorëve, urdhëdhënësve dhe shërbtorëve të tyre!

Tregoni: A ka pas burg (ju nëse doni quane hotel për “Majin e mjaltit”)

Ju, “veteranët” e uçk-së nga Rahoveci, e ju “veteranët” rrenacakë të Radio Kosovës së Lirë( ?) së robëruar, edhe njëherë u koritet, sepse nuk ma botuat reagimin tim kundër “reagimit” të veteranëve mashtrues ndërsa unë iu qita juve në “ballë” të odës, iu postova shkrimet e shkarravinat tuaja që iu vinte erë m …ti.

Por tash nuk e kemi të vështirë me i publikua shkrimet sepse nuk është më vetëm “Radio Kosova e Lirë” e as RTV i Tiranës e “Zëri i Kosovës” që na bombardonin me rrena.

O kërkoni falje o faqezi!

Nuk është marre me kërkua falje ju “zotrinj”, jo mua por katundit tuaj, Drenofcit e rrethit për mashtrimet e 21 vjeçare. Bill Klintoni, kur e kreu mandatin, publikisht kërkoi falje që ka rrejt, sepse e kishte tradhtua gruan Hillarinë dhe se kishte pasur marrdhënie seksuale me Monika Velinskin ndërsa, në gjykatë, me dorën lartë ishte betua se do ta thot të vërtetën.

“Veteranë”, uh ç`ma gërditët këtë fjalë bre, fara e kuqe ju humbët!

“Veteranë”, a keni folur ndonjëherë të vërtetën? Lexojeni një libër të një shkrimtari serb, se si si një pop ortodoks serb thot “Veç kur harroj se jam pop, jam njeri i vërtetë (human, njerzor)”. Po ju, jo! Ju nuk jeni kurrë njerëz. Jeni veç “veteranë”.

….

Ju si veteranë, që e quani vehten “veteranë”, pse jeni “veteranë?

A është e vërtetë që “shefi” i juaj Hashimi tha se u dhunuan 20.000 gra. Turp! A mund ti dokumentoni këto 20.000 dhunime? Sa gra janë dhunua në “Zonën e Pashtrikut” apo mos edhe edhe ju keni dhunua, “si priftërinjët katolikë që murgeshat i mbanin si skllave seksi” (e tha vetë Papa)

Më falni, ju keni shumë shefa sepse keni luftua si banda e jo si ushtri, e rregullt, jo se jo por as si organizatat shqiptare e qetat e komitëve që kanë pasur kodin moral që nuk kanë vrarë njerëz duke shkua në mulli, nuk i kanë grabit gratë duke shkua në gjini, qobanët me dele, nevojtarët por edhe amanetgjinjët (tatrë e telallë) ndërsa ju, “veteranët mashtrues”, nuk keni pasur moral, erz e as f`tyrë¨. Pos propagandës pështirëse asgjë tjetër nuk keni pasur, e nuk keni dhënë as llogari para askujt sepse nuk keni pasur kierarki, luftë cubash.

Kjo që thash mund të vërtetohet katërcipërisht: Asnjë “komandant” analfabetë nuk e din sa ushtarë ka pasur. Numri i sakt që edhe ashtu është i madh, sillet rreth 12.000 ushtarë, aq sa kishte Hajredin Pasha kur i ka ra Dibrës. Këto i kanë thënë Sylejman Selimi, gjeneral, Sami Lushtaki, gjeneral, komandant “remi”, gjeneral, Hashim Thaci, marshall, Jakup Krasniqi, telall si “Gjemi Shia” e tjerë e tjerë. Jakupit nuk i pret sakica me ni vend.

Bisedë me Habib Zogajn, prej shpati

E tash do ta pyes një nga veteranët mashtrues të Turjakës, “veteranin” e gazetarin të Kosovës së robëruar, Habib Nezir Zogajn.

Habib, a është e vërtetë se ti i ke “ushtrua” ushtarët në “Ulicën e Turjakës? Në vend të pushkëve ushtarët kanë pasur hunj gardhi dhe ti, si “epror”, iu thoje: Avioni e ata i k`thenin hunjët në drejtim të avionit.

Më vonë ta ka dhënë një pushkë, një kusheri imi (M. M. K. ) dhe ate e ke mbajtur disa ditë.

A nuk ndihesh i turpëruar me ato gjeste tua? A mendon ti se me huj gardhi e kishe pritur ushtrinë serbe dhe aviacionin luftarak?

O Don Kishot, me ty edhe Frojdi po të ishte gjallë do ta kishte problem në cilin grup të fus ty.

Ti ke provua edhe punën si mësues, në Panorc me Nuhi Sadri Alushin e …. Rexhep Merturin, a të kujtohet? – A ke qenë mësues apo ke pas të kryer ndonjë shkollë të mesme, drejtimi pedagogjik?

Habib, ty të ka pranua Komiteti Komunal i Lidhjes Komuniste të Rahovecit. E nëse ke pasur diplomë ose ndonjë shkollë të mesme, drejtimi pedagogjik, tregoje! Unë kam me të kërkua falje.

A mos më ke harrua mua?

Mua më ke pasur kudo por unë nuk kam qenë si ti, i msheftë e bashkëpuntorë besnik me komunistët jugosllavë, të Rahovecit e të lokalitetit.

Habib, a ke bashkpunua dhe a ke qenë i lidhur si “mishi me thua” me ish komunistët e kohës?

Habib, a ke bashkpunua dhe a ke qenë i lidhur si “mishi me thua” me ish kryetarin e Rinisë Komuniste të Rahovecit, Myhedin Hasan Sharkun, djalin e kryekomunistit të Rahovecit, Hasan Sharkut?

A i ke përdor sa herë ke dashur shaptilografët e komunës së Rahovecit për pamletet e “revistën apo për me e shtyp ndonjë parullë për Titton, Vetqeverisjen, Mosinkuadrimin …. në shërbim të pushtetit? Ne e filluam bashkë aktivitetin, unë atherë isha student i Letërsisë, vitin e katërt, por unë u largova pasi që ti me D. A. Th., Rr. P.  …., e disa dy -tre të tjerë, tinza bëtë plane poshtëruese, i ndërruat fjalët dhe ia ndryshuat emrin edhe “Revistës”

A është e vërtetë se më së pakut dy mësues nga Lubizhda me ndihmën tënde kanë shkua në Akcionin e rinisë me punua në ish Jugosllavi, në fund të viteve 1980? A është e vërtetë se ti dhe ata mësues, keni qenë mësues të regjur në uthull, bashkë me drejtorin që e përmenda, vetëm (inicialet)?

“Policia serbe po bënë masakra në popullsinë civile sepse nuk po ka guxim me luftua me UCK-në”? (Habib Zogaj)

A din ti diçka për mua diçka nga këto që ti thash unë ty…? Nëse i din thuaj!

Habib, a ke thënë në “Radio Kosovën e robëruar dhe në një nga televizionet e hashimave se “policia serbe po bënë masakra në popullsinë civile sepse nuk po ka guxim me luftua me UCK-në”?

Habib, ke dëgjua për ” Zhyl Vernin”, “Robinson Kruson” dhe “Liza në botën e qudive”?

Ti je i tillë, por je edhe tragjiko-komik dhe me vjen gjynah prej teje o “doktor Adhamudh” sepse ti je ambicioz i madh e ke mundësi (mendore e fizike) të vogla!

Habib, ti ke hy rastësisht dhe krejt rastësish më ke përmend mua por unë jam arrë e fortë. Ti nuk din dhe nuk mund të matesh me mua e as ata që të vijnë pas e as atyre që ti ju shkon pas se unë nuk jam rrenc si ju e as nuk kam përfitua asgjë nga ajo që edhe ti merr.

Unë, ti mund të pyesësh, kam ndihmua, nuk kam qenë udhëheqës (ka qenë … Muhamet Shatri) por së bashku kemi rumbullua afro 64 milion korona suedez. Pra e kam ndihmua unë dje familja ime Kosovën. Vetëm për “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, kam dhënë, plus 150 DM për antar të familjes (kam pasur 5 antarë).

Sa fakturat që kam dhënë pare për shkollën, për puntorët e larguar, për policët e Kosovës kalon nukrin numrin 5 shifror. E ti çka ke dhënë pos propagandës rrenë?

Ke luftua?

“-Po”! Televizionet e huaja të paraqisnini se si ktheheshe në shtëpi dhe e puthje nusen tënde.

E pra, ne kemi veteranë të arsimit, mësuesit por ata na kanë mësua shkrim këndimin, kemi pasur edhe gazetarë veteranë, si Maksut Shehu, Ramiz Kelmendi, Ali Sutaj, por ata kanë qenë veteranë të gazetarisë që kanë shkëlqye në Rilindje, po ju që e quani vehten “veteranë”, çka keni bërë?

Habib, çfarë veterani je o Habib?

-Ti je një spekulant i talentuar intrigant por vetëm iu shkon pas shefave tu se nuk guxon me iu dalur përpara por tash nuk e di kënd e ke shef, Hashën apo Fatmirin apo ndoshta Ramushin?

Habib, a mos e keni ndarë edhe uçk-në pasi që u bënë shumë parti të “luftës”, “shoqata” e tjera?

Ti Habib, jeta ka me të shkua tuj shkua pas atyre si “dhelpra pa …oqeve të dashit”, me shpresë se ato do ti k`puten e ti të hash një dekë të shishme.

Por prap po dal te reagimi e veteranëve mashtrues që ti e shprëndaje dhe kërkoje që të “ndahet shapi prej sheqeri”, ke gabua, e keni njeriun e gabuar. Spiunët lypni te ju, në partitë e shoqatat tuaja e shefat e juaj.

Habib, pse ikët nga Turjaka dhe pse nuk e mbrojtët Ramadan Xh. Kastratit që u pushkatua nga afërsia dhe Fatmir Azem Kastratin?

Kënd e keni mbrojtur? Kujt ia keni këputur lakun e ia keni hjek kanopin prej qafe e fytit?

Pse pra jeni veteranë?

E në fund, “OVL-UÇK dega në Rahovec reagon ndaj shpifjeve të pseudogazetarit Sinan Kastrati për luftën e UÇK-së”, kërkon dënime politike sa me la gojën apo ”me la m … me … urrë”.

Sot doli me një reagim edhe një nga heronjët e mi, Xhemajli Rexhep Kastrati, i cili ishte shumë konkret.

Sinan Kastratin e falenderoj për shkrimin (R. Kastrati)

Ai ishte kritik pse ” Reagim ndaj postimit të fotografisë time me bashkëfshatarët!

Këtë fotografi e kemi bërë gjatë marrjës së shënimeve të biografisë time dhe vëllaut tim Dëshmor me gazetarin Sinan Katrati.”

Ai për mua tha edhe këte: ” Unë, Sinan Kastratin për herë të parë e kam takuar në Qershor të vitit të kaluar (2018, shën. imi) dhe kurr më nuk jemi parë as nuk jemi takuar deri sa në odën e dajës Ali gjatë bisedës i tregova që kam qenë ushtarë, për vëllaun që është Dëshmorë dhe që kam qenë i përndjekur politik.
Sinani kërkoi të bëjë një shkrim për mua dhe vëllaun, unë pranova, por i thash:
Shkrimi duhët të jrtë vetëm për mua dhe vëllaun, nuk dëshiroj të shtohët apo largohët diçka që ka ndodhë, ku për këtë shkrim edhe e falenderoj.

Sa i përketë për shkrimet e tjera, ai e mban përgjegjësinë vet.”

”Kërkojmë nga organet e shtetit qe urgjentisht te merret me këto shpifje… ”!

O kalorës, ku keni parë ju që të kërkoni nga organet e ndjekjes, policisë dhe prokurorisë të nisin ndjekjet e hetimet?

A është e ndarë ”drejtësia” nga politika?

Keni ”të drejtë” se edhe një nga shefat e juaj, shërbëtori i shërbimit të spiunazhit frëng, Hashim Taci, i ”shkruante” kryeprokuror Lumezit që të …. Hap hetimet ….. O faqezi, humbni se edhe edhe tokën ju ka rand, edhe tokën e keni flliq!

Veteranët mashtrues në fund të “reagimit” të tyre shkruajnë: “Ne shoqatat e dala nga lufta dega ne Rahovec kërkojmë nga organet e shtetit qe urgjentisht te merret me këto shpifje te cilët cenojnë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës”?

Pajtohem me kërkesën tuaj. Edhe unë kërkoj dhe ju bëjë rixha:- A e bëjmë bashkë kërkesën te ndonjë avokat? Do të na kushtoj më lirë.

Veteranë të rrejshëm apo mashtrus, unë publikisht iu kam drejtua prokuro Millakut : ” Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin! Bota Sot,  SINAN KASTRATI, 9 DHJETOR 2016

Lexojeni! Këtu do të gjeni edhe disa shokë tjerë, bile edhe më mashtrues se ju. Pra nuk jeni vetëm ju mashtrues por ju kofshi të fundit!

Zotërinj ”veteranë” nuk mora përgjigje, ende po ju pres.

Vazhdon

Malmö, 12 mars 2019