Kërmilli shkakton kaos në Japoni, ndalon 30 trena dhe bllokon 12 mijë njerëz

23.06.2019 18:44:44

Një kërmill i vogël ndërpreu trafikun hekurudhor muajin e kaluar në Japoni, shkruan BBC.

Kërmilli shkaktoi ndërprerjen e energjisë, duke çuar në një kaos në provincën Kayashi dhe duke ndaluar rreth 30 trena që bartnin mbi 12 mijë udhëtarë.

Mediat japoneze njoftuan se kërmilli kishte kaluar nëpër një çarje të vogël deri te ndërprerësi, duke shkaktuar një qark të shkurtër. Mbetjet e ngurta të kërmillit u gjetën pranë hekurudhës.

Incidente të ngjashme janë regjistruar më parë në Britani të Madhe dhe Zvicër.